Durrës, i kapen 18 pistoleta, pranga të riut vinte nga Italia
DURRES- Një arsenal armësh, i përbërë nga 18 pistoleta dhe 48 kuti me fishekë, është sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit.
Arsenali u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar ne automjetin e shtetasit Ali Koçi, 23 vjeç. Sipas zëdhënëses së policisë së Durrësit, 23 vjecari vinte nga Ankona e Italisë dhe është arrestuar në momentin e zbarkimit të tij në Portin e Durrësit.
Policia po heton bashkëpunëtorët e rrjetit të mundshëm të trafikimit të armëve.
(s.g/balkanWeb)