Biznes në avion
Më shumë se një të treta e evropianëve punojnë mesatarisht 50 orë në javë, ndërsa 43 për qind të tyre kanë një ekuilibër aspak të kënaqshëm mes punës dhe jetës, thuhet në një studim që British Airways ka bërë me 6000 evropianë. Aty thuhet se zviceranët dhe gjermanët janë ata që preken më së shumti nga ditët e gjata të punës, ku 53, përkatësisht 40 për qind të tyre punojnë tetë ose më shumë orë në ditë.
Italianët janë ata që shijojnë ditët më të shkurta të punës, francezët dhe spanjollët ishin më të kënaqurit me ekuilibrin mes punës dhe jetës, kurse Suedia perceptohet si vendi me ekuilibrin më të përkryer, përballë Belgjikës, Izraelit dhe Rusisë të cilat duket të kenë raportin më të keq mes punës dhe jetës.
Udhëtimi për punë është pjesë e madhe e jetës së shumë evropianëve. Studimi i revistës ekonomike, Harward Business Review, thotë se 95 për qind e të pyeturve pohuan se takimet ballë për ballë janë thelbësore për suksesin dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata në biznes.
Pastaj, 87 për qind ranë dakord me faktin se takimi personal është thelbësor për marrëveshje. Në fakt, të udhëtuarit për punë është aq i rëndësishme sa 52 për qind u shprehën se reduktimi i numrit të fluturimeve do të ndikonte negativisht në biznesin e tyre. Më shumë se çereku i të anketuarve deklaruan se ndjenja e mungesës për familjen dhe miqtë ishin problemi kryesor gjatë kohës që ishin larg për punë.