Bizneset SME, përjashtohen nga standardet e kontabilitetit
Aplikimi i standardeve të reja të kontabilitetit nga janari i vitit 2007 solli kosto shtesë për disa kategori biznesesh, sidomos për të voglat. Nisur nga situata ku ndodhet aktualisht sipërmarrja private, konkretisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, qeveria ka kryer disa ndryshime në ligjin "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", duke bërë disa ndërhyrje. Në nenin 4 të ligjit shtohet një pikë, që thotë se: "mikrondërmarrjet, sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr. 8957, i vitit 2002, ‘Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme‘, të ndryshuar, nuk zbatojnë, në mënyrë të detyruar, standardet kombëtare të kontabilitetit. Ato e mbajnë kontabilitetin dhe i hartojnë pasqyrat financiare sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave".
Zyrtarë të Ministrisë së Financave e argumentojnë ndryshimin e ligjit me faktin se janë disa probleme me zbatimin e tij nga biznesi i vogël dhe i mesëm. Sipas ndryshimeve, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk do t‘i zbatojnë standardet kombëtare të kontabilitetit. Zbatimi i këtyre standardeve sjell kosto për këtë kategori biznesi, i cili duhet të ketë një xhiro vjetore jo më shumë se 10 milionë lekë dhe jo më pak se dhjetë të punësuar. "Këto kosto nuk e përligjin, në asnjë rast, përfitimin e ulët që kanë mikrondërmarrjet nga informacioni apo pasqyrat financiare, të përfituara nga zbatimi i standardeve kombëtare i kontabilitetit.
Në muajin shkurt, Kuvendi miratoi një tjetër ligj që reformonte biznesin në drejtim të auditimit të pasqyrave financiare. Ligji pati shumë debate, pasi rriste kufirin që lejon ekspertët kontabël të certifikojnë bilancet e biznesit. Të gjitha këto masa vijnë në një kohë kur bota ka hyrë në një krizë të rëndë ekonomike, dhe ku bilancet e rreme janë një nga shkaktarët e krizës.