E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, përsëri pengesë për Rrugën e Arbrit

Një grup banorësh të fshatit Dragu, në Komunën e Fushë-Bulqizës, kanë bllokuar prej dy ditësh, punimet në lotin e parë të Rrugës së Arbërit, pasi ajo prish kanalin vaditës të tokave të tyre. Punimet në aksin e kësaj rruge, në vendin e quajtur "Pishat", kanë dëmtuar pothuajse gjithçka. Numërohen qindra rrënjë pisha të prera, kanali vaditës për 70 shtëpi të këtij fshati del jashtë funksionit, ndërsa preken edhe gjashtë shtëpi banimi, për të cilat nuk është planifikuar dëmshpërblim. Reagimi i banorëve të fshatit erdhi pas prishjes së kanalit vaditës, që do të lërë pa vaditje një lagje, ndërsa konflikti me gjashtë shtëpi të fisit Bobaj ka nisur prej fillimit të punimeve në këtë rrugë, pasi skrapata e rrugës, u shkon këtyre shtëpive në distancën 5 deri në 4 metra larg, duke rrezikuar shembjen e tyre. Sipas projektit, nuk është planifikuar dëmshpërblim për këto shtëpi dhe pas protestës së banorëve, firma është detyruar të ndalë punimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›