Bizneset e prekura do të rimbursohen për dëmet e pësuara
Kryeministri Sali Berisha, dje, gjatë mbledhjes së qeverisë, tha se bizneset e dëmtuara nga shpërthimi në Gërdec do të rimbursohen për dëmet e pësuara. “Një problem të veçantë përbëjnë bizneset që duhet të rindërtohen me shpejtësinë më të madhe”, - u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha bëri të ditur se Ministria e Financave dhe organet tatimore kanë përpunuar skemën e përllogaritjes së dëmit për biznesit, duke u bazuar në investimet e deklaruara prej tyre. “Organet tatimore dhe Ministria e Financave kanë përpunuar dje skemën e përllogaritjes së dëmit për biznesit, duke u bazuar në investimet e deklaruara të tyre dhe do t’u disbursohet shuma e humbur për ngritjen sa më shpejt të bizneseve të tyre. Disa prej tyre kanë qenë të siguruar dhe kompanitë e sigurimeve kanë dëshmuar gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur detyrimeve që rrjedhin nga sigurimi”, - tha kryeministri, duke siguruar se qeveria do të bëjë përpjekje për rindërtimin sa më të shpejtë të kësaj zone thellësisht të traumatizuar.
20 Mars 2008