E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjet e viktimave do të përfitojnë pension të përhershëm

Këshilli i Ministrave vendosi ditën e djeshme që t'u akordojë dhënien e pensionit familjeve të viktimave nga tragjedia në Gërdec. Vendimi, i propozuar nga kryeministri Berisha, synon t’u vijë në ndihmë dhe lehtësojë jetën këtyre familjeve, pas humbjes së familjarëve të tyre në këtë tragjedi. “Sot, i propozoj qeverisë që familjeve të viktimave t’u lidhet pension për të humburit e tyre njëlloj si për ata që bien në detyrë. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që, të paktën materialisht, të mund t’u lehtësojmë atyre jetën”, - tha Berisha. Kështu, çdo familje, e cila ka pasur njeriun e saj të humbur nga tragjedia e fshatit Gërdec, do të përfitojë një pension të ngjashëm me punonjësit e siguruar që vdesin kur janë në krye të detyrës.

20 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›