E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Kanada, nenshkruhet Memorandumi i mirekuptimit

Shqiperia dhe Kanadaja, nenshkruan dje nje Memorandum mirekuptimi. Ne kete memorandum, te dy shtetet angazhohen te inkurajojne dhe te promovojne ne vendin e tyre perkates, ku te jete e mundur dhe e pershtatshme, nje aleance strategjike midis porteve tregtare qe ndodhen ne Kanadane Atlantike dhe Shqiperi, per te arritur rezultate reciprokisht te dobishme per ekonomite e tyre dhe qytetaret. Memorandumi i firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i Senatit te Kanadase, Noel Kinsela, njihet rendesia e vendosjes se marredhenieve te ngushta ekonomike dypaleshe. Po keshtu edhe lidhjet jetesore ne rrjetin global te anijeve detare per te transportuar mallra dhe njerez, si dhe fakti se portet detare qe ndodhen ne Kanadane Atlantike dhe Shqiperi, jane porta te rendesishme hyrese per kontinentet e tyre perkatese dhe nuk jane konkurrente te drejtperdrejte rajonale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›