E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset kërkojnë amnisti për 10 për qindëshin

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Financave, amnisti të përgjithshme fiskale për bizneset. Pas shumë kërkesave në distance, biznesi i zyrtarizon për herë të parë qeverisë kërkesën për një amnisti të gjerë fiskale, që do të çlironte asetet dhe kapitalet e fjetura të ekonomisë. Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Eugenia Gjura, theksoi se në këto momente është shumë e nevojshme që qeveria

të bëjë një amnisti të përgjithshme për të gjitha bizneset. Amnistia e përgjithshme fiskale realizon një pozicionim real financiar të kapitaleve dhe aseteve. Është nevojë e ekonomisë që të vlerësohet sipërmarrja private në vlerat reale, për një ballafaqim me aktore brenda dhe jashtë vendit, u shpreh Gjura. Drafti i formuluar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë pas kërkesës së anëtarëve të saj ka mbërritur në tryezën e ministrit te Financave. Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës thotë se reformat e qeverisë për të legalizuar ekonominë nuk do të ishin të plota pa një amnisti të përgjithshme. Dhoma i ka kërkuar qeverisë garanci që bizneset që do të deklarojnë kapitalet e fjetura të mos penalizohen. Në thelb të draftit për të cilin Dhoma ka punuar është vetë deklarimi dhe shoqërohet me mosinterpretimin nga ky deklarim, me disa kushte me disa rikthime mbrapa në kohë, vijoi Gjuraj. Kryerja e një amnistie të përgjithshme fiskale është një kërkesë e hershme e bizneseve, e cila është mbështetur në shumë raste edhe nga politika, ndonëse deri tani një nismë e tille nuk është zyrtarizuar. Ligji i miratuar para pak kohësh nga Komisioni Parlamentar, për tatimin mbi kapitalin e shtuar, krijoi mjaft pakënaqësi tek bizneset. Presidenti i Konfindustrias Hajredin Fratari, u shpreh për gazetën SOT, se miratimi i një ligji të tillë ishte absurd dhe pengonte zhvillimin e biznesit. Bizneset shqiptare u ankuan gjithashtu se ligji për taksën prej 10 për qind për shtim kapitali, ishte i papranueshëm dhe në kundërshti me rregullat e konkurrencës. Pasi sipas tyre ky ligj favorizonte biznesin e huaj dhe jo atë vendas. Por ekspertë janë shprehur se sistemi i ri i taksimit e bën të interesuar biznesin që të marrë të gjithë faturat që diferenca midis çmimit te blerjes se mallit me shumicë, që do të blejë tek biznesi i madh, dhe shitjes me pakicë te jetë sa më e vogël.

Last Updated on E Merkure, 27 Janar 2010 22:48

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›