Van Gog nderohet në Londër
I cilësuar si një prej piktorëve më të njohur botërorë, Van Gog është nderuar së fundi në Britaninë e Madhe. Për nder të tij është hapur ekspozita holandeze e dedikuar ndaj piktorit Vinsent Van Gog, më e madhja e këtij lloji në 40 vitet e fundit në Londër. Kjo ekspozitë deshifron punën artistike të tij përmes letrave të tij. Aktiviteti Van Gogu i vërtetë: artisti dhe letrat e tij, e cila u hap më 23 janar në Akademinë mbretërore të Artit, përmbledh plot 40 letra të tij,
65 fotografi dhe 30 vizatime. Ekziston një mit që e rrethon Van Gog, shkruan shtypi francez duke vijuar se: Besohet se ai ishte i çmendur dhe që pikturonte shumë shpejt. Po, kjo është e vërtetë që ai pikturonte shpejt, por korrespondenca e tij e tregon atë që ai i përgatiste me themel punët e tij, kohë më parë dhe pastaj konkludonte. Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë. Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas. Nga viti 1883 deri në 1885 jeton me prindërit në Nuenen dhe në harkun e këtyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shumë dashuri për të ëmën, e cila kishte thyer njërën këmbë dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston një lidhje midis ngjyrës dhe muzikës. Sajon një atelie në një ahur të shtëpisë-famulli të babait të tij, i cili vdes nga një goditje apopleksike më 26 mars 1885. Në këtë kohë pikturon Ngrënësit e patateve. Viti tjetër e gjen Van Gogh të sëmurë rëndë për shkak të mosushqyerjes dhe duhanit. Ndërkohë nuk e ndërpret për asnjë moment leximin leksionet e pikturës. Një agjent shitjesh i blen një seri pikturash, por shet vetëm njërën prej tyre për disa qindarka, duke i hedhur të tjerat në zjarr. Në Paris lidh miqësi me Paul Gauguin, dhe bashkë me të e me Henri de Toulouse-Lautrec e ad Emile Bernard themelojnë të ashtuquajturin grupin e Piktorëve të Petit-Boulevard, për tu dalluar nga grupi i piktorëve të Grand-Boulevard (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, Georges-Pierre Seurat), që përfaqësoheshin në galerinë e Theo-s. Më pas i duhet të lërë Parisin dhe të transferohet në Arles, ku gjen një shtëpi dhe vendos të pikturojë fasadat e verdha. Në qytetin francez pikturon mes të tjerash disa prej kryeveprave të tij kryesore që karakterizohen nga ngjyra të shndritshme plot jetë ndër të cilat Vazoja me 12 luledielli, Ura e Langlois, Kafja e natës dhe Shtëpia e verdhë.