“The New York Times”: “Rama- Berishë, luftë gladiatorësh”
Gazeta e njohur amerikane publikon një artikull për zgjedhjet e 28 qershorit. Analizohen pikat e forta dhe të dobëta të dy prej protagonistëve kryesorë
Dan Bilefsky
TIRANË — Në prag të zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen ditën e diel, shumë shqiptarë ndihen njësoj si 45-vjeçari Hysen Demiraj, me profesion shofer, një ish-i përndjekur politik që ka lindur në qelinë e burgut gjatë diktaturës së egër komuniste dhe që sot thotë se akoma ndihet i burgosur në vendin që është izoluar dhe tëhuajzuar padrejtësisht. “Ne shqiptarët jemi përpjekur të ndiejmë se po shkojmë drejt botës”, - tha ai pak ditë më parë, teksa kishte katër orë në radhë, në pikun e diellit, në pritje për të marrë një vizë gjermane, bashkë me “ushtrinë” e vogël të vizakërkuesve. “Ne jemi pjesë e harruar e Europës dhe kjo nuk na bën të ndihemi mirë”.
Izolimi i madh mund të duket i çuditshëm në këtë vend të varfër të Ballkanit Jugor që u anëtarësua në NATO në muajin prill, - në një moment të spikatur simbolik dhe në një koherencë psikologjike për vendin që u nda nga Perëndimi më shumë se 40 vjet më parë nën udhëheqjen staliniste të Enver Hoxhës. Por shqiptarët ankohen sërish. Të rinj dhe të vjetër, ata dëshirojnë të anëtarësohen në BE, që të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, pa qëndruar në radhët e gjata të pritjes për viza; - ashtu siç kanë bërë me qindra e mijëra shqiptarë që nga viti 1990.
Të tjerët janë mërzitur në vendin ku organizata “Amnesty International” thotë se më shumë se 18 për qind e popullsisë përllogaritet se jetojnë në varfëri, me më pak se 2 dollarë në ditë dhe përkujdesja e mjaftueshme shëndetësore varet te bakshishet që u jepen mjekëve.
Analistë dhe diplomatë thonë se nëse zgjedhjet do të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike, kjo do të përcaktojë ecurinë e rivendosjes së marrëdhënieve në arenën ndërkombëtare. Aplikimi së fundi për statusin e vendit kandidat të BE-së tashmë po ndeshet me skepticizëm të thellë; blloku është tejet i mbingopur dhe i frikësuar nga pranimi i shkeljes së rregullave duke mbështetur hyrjen e saj. Ndërkaq Uashingtoni, i cili ka lobuar në mënyrë të fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pritet të shqetësohet thellësisht nëse votimet do të shkojnë keq.
Të gjitha zgjedhjet, që prej rënies së komunizmit në vitin 1991, kanë qenë të kontestuara, me humbës që akuzojnë fituesit për manipulim votash apo akoma më keq.
Odrei Glover, drejtuesja e misionit monitorues të zgjedhjeve të OSBE-së në Shqipëri, thekson se “këtë herë stekat janë ngritur më lart për shkak se Brukseli dhe Uashingtoni janë duke i vëzhguar imtësisht”. “Shqipëria duhet të tregojë se ajo ka përqafuar standarde demokratike perëndimore”, - thotë ajo. “Nëse nuk e bën mirë një gjë të tillë, ajo mund t’i bëjë gjërat shumë të vështira”.
Shqiptarët mund të jenë në një shteg të trazuar. Madje, përpara mbërritjes së ambasadores Glover, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili është emëruar nga kryeministri Berisha, u përpoq në mënyrë të pasuksesshme që të bllokojë caktimin e saj në këtë detyrë. Përkrahës të kreut të qeverisë thonë se akoma zoti Berisha po paguan dëmet e shkaktuara nga raporti i saj për zgjedhjet e vitit 1996, kur partia e tij bëri manipulime pikërisht në atë kohë kur ajo ishte vëzhguese.
Fushata tashmë ka marrë një kthesë të përgjakshme. Javën e kaluar, një udhëheqës vendor i një partie konservatore ishte vrarë gjatë shpërthimit të makinës, të cilën anëtarët e partisë së tij e quajtën një atentat me bombë. Një javë më parë, një djalosh që mbështeste zotin Berisha ishte qëlluar me armë në mënyrë tragjike pas një debati për posterat e fushatës. Në maj, një deputet i opozitës ishte vrarë.
Madje, disa diplomatë perëndimorë thonë se edhe nëse zgjedhjet do të jenë paqësore, ata janë të alarmuar, pasi qindra e mijëra votues në zonat rurale nuk kanë akoma një mjet të nevojshëm identifikimi me të cilin mund të votojnë. Gjithashtu, shqiptarët janë duke votuar për herë të parë me një sistem të ri zgjedhor në proporcional, që po shkakton shqetësime rreth një procesi të çrregullt të formimit të koalicioneve që mund ta zhysë vendin drejt një errësire më të madhe.
Me dallime të pakta të politikave të së majtës dhe të së djathtës, fushata ka përfunduar në një betejë gladiatorësh, e drejtuar personalisht mes dy njerëzve. Sondazhet tregojnë për një epërsi të lehtë të zotit Berisha, me profesion kirurg zemre dhe reformator djathtist, qeveria e të cilit është treguar kokëforte përballë akuzave për korrupsion dhe që po e bën fushatën me sukseset e tij që kanë lidhje me hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe, për pasojë, rikthimin në lartësi në arenën botërore.
Sfiduesi i tij është Edi Rama, një njeri i gjallë, kryebashkiaku socialist i Tiranës për rreth tetë vjet, një ish-artist që ka spërkatur me ngjyra të ndezura jo vetëm ndërtesat e rrënuara të qytetit; që ka hequr me mijëra tonë plehra dhe ka investuar në arsim dhe përkujdesin shëndetësor. Damari autoritar i tij ka shkaktuar kritika, duke i vënë atij edhe nofkën tallëse “TIRAMA”.
Partia Socialiste e zotit Rama ka akuzuar kryeministrin se po përpiqet që të fshehë dyshimet për bashkëpunim të qeverisë në shpërthimin që ndodhi në një depo municionesh në Gërdec më 15 mars, një tragjedi kombëtare ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Në kundërpërgjigje, zoti Berisha ka akuzuar zotin Rama si frikacak dhe tradhtar, pasi ka refuzuar të japë dorëheqjen si kryebashkiak dhe të vendosë emrin e tij në listën e kandidatëve të partisë së tij në garën zgjedhore. Mbështetësit e Ramës thonë se ai do ta bëjë një gjë të tillë pasi socialistët të fitojnë zgjedhjet.
“Edi Rama, ju jeni duke shkuar në plehra”, - ulëriti zoti Berisha në takimin e fundit në Divjakë, në një qytezë të vogël bregdetare.
Pak më herët ai e kishte sfiduar kryebashkiakun se do ta luftojë atë ashtu siç heroi kombëtar Skënderbeu luftoi pushtuesit otomanë.
Altin Raxhimi, një gazetar shqiptar, vlerëson se zgjedhjet kanë vënë përballë një person që ka siguruar prestigj në arenën ndërkombëtare përballë tjetrit që ka garantuar gjëra thelbësore si energji apo uji i pijshëm.
“Rama e ka kthyer Tiranën në një qytet që tani është veshur me të kuqe; e ka bërë atë një qytet që dikur ishte i pabanueshëm dhe sot është i banueshëm”, - thotë zoti Rraxhimi. “Shqipëria hyri në NATO nën drejtimin e qeverisë ‘Berisha’, por ai nuk është i pëlqyer nga shumë shqiptarë, sepse është populisti që dikur e çoi vendin e tij drejt një lufte civile”.
Në të vërtetë, edhe sot, shumë veta e ruajnë akoma në kujtesë vitin 1997, kur shumica e 3 milionë shqiptarëve humbën kursimet e tyre në skemat piramidale, gjë që detyroi me mijëra veta të thyenin magazinat me armatime. Rreth 1500 veta ishin vrarë. Me mijëra të tjerë emigruan drejt Greqisë dhe Italisë.
Presidenti i asaj kohe, zoti Berisha, tha dorëheqjen dhe kaloi 8 vjet në opozitë deri përpara se të bëhej kryeministër, në vitin 2005. Që atëherë Shqipëria ka përjetuar një rritje të fortë ekonomike, ndërsa zoti Berisha ka përmirësuar infrastrukturën dhe ndërtuar rrugët, përfshirë edhe një rrugë të re që lidh Shqipërinë me Kosovën, kostoja e së cilës është rreth 1 miliard euro (1.4 miliardë dollarë). Këtë projekt kritikët e konsiderojnë një sipërmarrje aventureske dhe mbështetësit e konsiderojë një rrjet jetik tregtar. Ai ka luftuar krimin e organizuar dhe ka krijuar lidhje të veçanta në Uashington.
Ilir Meta, ish-kryeministri që drejton partinë e qendrës së majtë të Lëvizjes Socialiste për Integrimi mund të shfaqet si mbret-bërës. Ai e konsideron zotin Berisha “Një mbret perandorak” dhe thotë se zoti Rama është i “çmendur pas pushtetit”.
“Shqipëria ka problem imazhin në botë dhe ne kemi nevojë të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme; në rast të kundërt, ajo do ta tërheqë zvarrë edhe për disa vjet të tjera imazhin e vendit”, - thotë ai. “E gjithë bota do të jetë duke na vëzhguar”.
***
Titulli i shkrimit është redaksional. Titulli origjinal është “Albanians, Cut Off, Get Set to Vote”. Artikulli është publikuar dje në “The New York Times”
25 Qershor 2009