Bizneset nuk zgjedhin KESH

26/01/2005
Liberalizimi i tregut, gati liçencat për shitjen e energjisë
Fillon importi privat i energjisë nga Bullgaria
KESH-i përgatitet të humbasë pozitën monopol në furnizimin me energji elektrike për biznesin, që nga momenti kur dy firma të mëdha industriale kanë fituar të drejtën të sigurojnë vetë energjinë nga importi. “Darfo” sapo ka marrë liçensën, ndërkohë që “Kurum” është në pritje për të fituar të drejtën e importit të energjisë, pa qenë nevoja që të lidhë marrëveshje me KESH–in. Situata bëhet dhe më konkurruese, kur një tjetër firmë që nuk deklarohet nga ERE, ka bërë kërkesë për të marrë liçensë importi, por jo vetëm për qëllime prodhimi, por dhe për të shitur energji te ndërmarrjet e tjera tregtare dhe prodhuese. Kreu i KESH-it, Harasani, ka shfaqur hapur pakënaqësinë për këtë çështje, duke deklaruar se është e pamundur të zbatohet në praktikë, Strategjia Kombëtare e Energjisë, që, në fakt, e quan të ligjshme dhënien e liçensave për import në 2005-ën. Kjo strategji parashikon që këtë vit të fillojë liberalizimi i tregut të energjisë, çka nënkupton që firmat të kenë të drejtën të marrin liçensë dhe të importojnë energjinë nga jashtë. Kështu, firma “Darfo” ka menduar të importojë gjatë këtij viti energjinë nga Bullgaria, me një kosto 2 herë më të ulët se KESH-i. “Darfo” do të blejë energjinë me 30 lekë për kilovat, nga 80 lekë për kilovat që ua shet energjinë KESH-i bizneseve. Në këtë kosto do të përfshihet dhe pagesa që “Darfo” duhet të bëjë për linjat e interkonjuksionit që, tashmë nuk janë më në varësi të KESH–it, por të Operatorit të Transmetimit, që është një ndërmarrje më vete. Të njëjtin “biznes” do të ndjekë dhe “Kurum”, që është kompania e dytë që ka mundur të sigurojë këtë lloj liçense. Por, duket se më tepër se për dy kompanitë e mëdha industriale, KESH-i është shqetësuar për kompaninë e tretë tregtare, që do ta konkurrojë në tregun energjetik, duke shitur energjinë të paktën me gjysmën e çmimit që e shet KESH-i. Një liçensë e tillë do të thotë shumë klientë potentë, më pak për KESH–in, pasi leverdia në çmim do t’i çonte të gjithë prodhuesit në dyert e operatorëve të tjerë të energjisë. Ndërkaq, pse burime nga ERE nuk bëjnë të njohur emrin e kompanisë së tretë, ata pranojnë se një kërkesë e tretë është depozituar në zyrat e tyre dhe po pret përgjigje. Me logjikën e tregut, kjo kompani do të ketë mundësinë të blejë energjinë me 30 lekë për ta shitur më shtrenjtë, por, gjithsesi me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi i KESH-it. Harasani e ka kundërshtuar këtë hap, duke kujtuar se nuk është kryer asnjë nga hapat e nevojshëm, përpara se të fillojë liberalizimi i këtij tregu. “Nuk është ngritur akoma zyra e dispecerisë, nuk ka përfunduar linja e interkonjeksionit Elbasan–Podgorisë dhe nuk është kryer reforma në këtë sektor, që t’i hapte rrugën liberalizimit të tregut”, ka deklaruar Harasani, i pyetur në lidhje me këtë çështje.