E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëshmitarët shtyjnë Gaxhain përsëri

26/01/2005  TIRANË – Kanë mbetur edhe katër dëshmitarë nga shtatë të parët për t'u pyetur në procesin gjyqësor kundër Gazmend Brakës dhe bashkëpunëtorëve të tij që gjykohen në mungesë. Pikërisht mungesa e këtyre dëshmitarëve në proces, bëri që seanca e djeshme gjyqësore të mos zhvillohej. Nga ana e Prokurorisë, u tha se dëshmitarët janë njoftuar për të ardhur, por arsyeja e saktë nuk dihet. Megjithatë deri tani dëshmitarët janë tërhequr nga frika, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre nuk gjenden, pas ndryshimit të adresave. Deri tani janë pyetur tre dëshmitarë që kanë zbardhur vrasjen e Bashkim Dules. Para Krimeve të Rënda do të lexohen deklarimet e më shumë se 40 dëshmitarëve, që kanë parë vrasjet, rrëmbimet, vjedhjet. Gjithçka është kryer nga banda e Gaxhait, në mars të 1997-ës e në vazhdim. Në mes të vrarëve nga ky grup është edhe emri i policit, Viron Rrapaj, i cili në datën 10 maj '97, u qëllua për vdekje në oborrin e komisariatit nga Alfred Nebiu (Kakami), ndërsa bashkëpunëtorë të tij kanë qenë Edmond Leskaj dhe Gazmend Braka. Për këtë bandë hetimet filluan më 30 gusht 1997. Në datën 28 gusht 1998, ndryshohet masa e sigurimit për një pjesë të madhe të anëtarëve të bandës, ndërsa Edmond Leskaj nuk u kap asnjëherë dhe masa për të nuk është shuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›