Skurte Kronike
26/01/2005 Kapet personi në kërkim
Efektivat e policisë kriminale të Rinasit vënë në pranga një person në kërkim. Agim Menga u arrestua të hënën në mbrëmje në sportelet e aeroportit, pasi emri i tij rezultoi të ishte në listën e të kërkuarve. Burime nga policia e Tiranës, saktësojnë se 33-vjeçari ka qenë dënuar nga togat e zeza të Gjykatës së Shkallës së Parë të Laçit, me një vit burg. Ai akuzohet për aksident me pasojë vdekjen. Materialet iu dërguan organit të akuzës. F.B
Prangoset, kundërshtoi policinë
Ahmet Agolli u arrestua në flagrancë nga efektivat e policisë së Tiranës, paraditen e së hënës. Zëdhënësja për shtyp bën të ditur se, 59-vjeçari akuzohet se ka penguar punonjësit e minibashkisë të kryenin një veprim ligjor, si dhe ka kundërshtuar me dhunë, duke goditur një punonjës policie. Këto vepra të konsumuara nga ai parashikohen nga nenet 236, 237 dhe 239 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë. F.B
Ekstradohet vrasësi lushnjar
Ishte dënuar nga Gjykata e Lartë me 15 vjet burg nën akuzën e vrasjes, por nuk kishte rënë asnjëherë në pranga. Burime zyrtare nga policia e Tiranës, bëjnë të ditur se 36-vjeçari nga Lushnja akuzohej për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Lefter Liçka është ekstraduar dje nga autoritet e Interpolit. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, i riatdhesuari iu dorëzua komisariatit të qytetit të lindjes. F.B
Rinas, ndalohen dy klandestinë
Inspektorët e antikrimit ekonomiko-financiar kanë vënë në pranga ditën e hënë në mbrëmje dy klandestinë, që tentuan të udhëtonin drejt Greqisë me dokumente të falsifikuara. Burime nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, shprehen se Përparim Dardha nga Berati, u bllokua pasi ka vënë në përdorim një dokument grek të falsifikuar, vepër penale e parashikuar nga neni 189 të Kodit Penal. Alfred Koca, lindur në Kukës e banues në Burrel, u bllokua pasi u konstatua se posedonte një pasaportë shqiptare me gjeneralitete të rreme dhe ndërrim fotografie. Materialet i kaluan Prokurorisë. F.B
"Liqeni 4" bllokon makinën
Operacioni "Liqeni 4" bllokon një automjet luksoz të grabitur. Zëdhënësja për shtyp e policisë së Tiranës, shprehet se në kuadrin e goditjes së veprimtarisë kriminale të elementëve me precedentë kriminalë, e hëna ka shënuar sekuestrimin mjetit tip BMV 530, me targë TR 0211K, e cila pas verifikimit, rezulton të jetë vjedhur më datë 05.08.2004 në Itali. Pronari i saj do të ndiqet në gjendje të lirë. Dosja iu dërgua akuzës për hetime të mëtejshme. F.B
Rrugorët ndëshkojnë të pakujdesshmit
Policia rrugore ndëshkon kalimtarët dhe këmbësorët e pakujdesshëm gjatë qarkullimit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, shprehen se ditën e hënë janë marrë shumë masa në funksion të disiplinimit të veprimtarive tregtare, të lëvizjes së këmbësorëve dhe mjeteve, këmbimit të valutës në mënyrë të paligjshme dhe lejimin e lypsave në sheshe dhe rrugët kryesore të kryeqytetit. Alma Katragjini saktëson se kanë shoqëruar 18 kambistë, të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm si dhe janë vendosur 32 gjoba me vlerë 9600 lekë, janë shoqëruar 6 lypësa, të cilët, pasi u këshilluan, u lanë të lirë. Gjithashtu e hëna ka shënuar 350 masa administrative. Katragjini pohon se 20 janë aplikuar për ecje me shpejtësi, 54 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 76 për parakalime të gabuara dhe 200 për shkelje të tjera. Seksioni i policisë rrugore të Kavajës ka vendosur 43 masa administrative, ku 11 janë aplikuar për ecje me shpejtësi, 14 për parakalim të gabuar, 14 të ndryshme dhe 4 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. F.Bramo