Xhafaj në Bruksel me ministren e Drejtësisë, bisedë për Arapin
26/01/2005 Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, takon në Bruksel komisionerin evropian Franko Fratini dhe ministren e Drejtësisë belge. Ndër të tjera, Altin Arapi ka qenë pjesë e takimeve të Xhafës. "Prezantimi i Shqipërisë në ministerialin e Brukselit të dhjetorit të vitit 2004, si dhe konferenca e ministrave të Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Tiranë në shtatorin e vitit të kaluar, për bashkëpunimin rajonal kundër krimit të organizuar, janë elementë që kanë marrë vlerësimin tonë". Me këto fjalë i është drejtuar komisioneri evropian për Drejtësinë, Sigurinë dhe Lirinë, Franko Frattini, ministrit të Drejtësisë shqiptare, Fatmir Xhafaj, gjatë një takimi në zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel, ku Xhafaj po zhvillon një vizitë dyditore.
Belgët
Me kërkesën e palës belge, ministri shqiptar i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, u prit dje nga ministrja e Drejtësisë së Belgjikës, Laurette Onkelinx. Çështja "Arapi" ka qenë një ndër pjesët e rëndësishme të bisedës së kreut të Drejtësisë shqiptare dhe asaj belge. Xhafaj i ka bërë të ditur homologes saktësinë e dosjes, ku kërkohej ekstradimi i të kërkuarit dhe përgjegjësitë e tij penale. Mosekstradimi i Altin Arapit mban dhe firmën e ministres Laurette Onkelinxs, por përgjigjja më e fundit belge nuk është bërë e ditur. Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, të dyja palët e konsideruan atë si korrekt dhe profesional, përsa i përket fushave specifike, siç është dhe ajo e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, rëndësi iu dha hartimit dhe miratimit të legjislacionit të ri nga Shqipëria si dhe trajnimit të punonjësve të sistemit të drejtësisë.
Raporti 2005
”Raporti i ardhshëm i BE-së në vjeshtën e vitit 2005, pritet të ketë sugjerime të rëndësishme në këtë drejtim, dhe pika kryesore që do të doja të theksoja është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Frattini. Komisioneri evropian siguroi se, Evropa do të vijojë të jetë pranë Shqipërisë dhe me anë të asistencës konkrete, duke përmendur ndihmën e dhënë nëpërmjet zbatimit të projekteve konkrete, të financuara nga fondet e programit CARDS. Ai pohoi se, “Evropa është e interesuar në mbështetjen e përpjekjeve që po bën Shqipëria në përmbushjen e standardeve të kërkuara gjatë procesit të negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Çështjet e drejtësisë dhe në përmbajtjen e marrëveshjes në fjalë, do të ketë një vend kryesor”.
Së shpejti misioni KE në Ministrinë e Drejtësisë
Ministri Xhafaj ka nënvizuar faktin se shumë shpejt do të fillojë funksionimin dhe misioni i asistencës i Komisionit Evropian pranë Ministrisë së Drejtësisë, EURALIUS. Sipas ministrit të Drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve kriminale që e shoqërojnë atë, është pjesë e një angazhimi dhe vullneti politik të Qeverisë shqiptare, e cila me miratimin e dokumentit të partneritetit evropian, dëshiron ta kthejë në një kontribut të matshëm investimin e saj politik dhe institucional.
Xhafaj ka prezantuar fillimin e reformës në sistemin gjyqësor, që pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm në dhënien e drejtësisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve te drejtësia.