Sulmi i dytë ndaj Petrollarit

26/01/2005 Ankesat e biznesve: Na është përcaktuar tatim-fitimi apriori dhe ka një rritje afrofe nga tatimorët
Malaj akuzon drejtorin e Tatimeve për acarim të marrëdhënieve me biznesin
Katalizatori i procesit anti-Petrollari
Procesin kundër Petrollarit, duket se e rizgjoi edhe fjalimi i Kryeministrit në Analizën Vjetore të Qeverisë. Vetëm para dy ditësh, Nano theksoi se, “bizneset ankohen për numrin e lartë të inspektimeve të gjithëllojshme, mungesën e marrjes në kohë të informacionit, ndryshimin e shpeshtë të kuadrit ligjor e rregullues dhe për praktikat korruptive të punonjësve shtetërorë”
Deklaratat e para për parapagim të tatim-fitmit në janar të këtij viti, kanë acaruar biznesin që ishte përgatitur për një ulje 2 për qind të kësaj takse. Duket se irritimi ka qenë i lartë, madje deri në atë masë sa, ministri i Financave ka urdhërur menjëherë drejtorin e Tatimeve t’i japë fund praktikave abuzive. Malaj ka nxituar të deklarojë fajtorin e amullisë së krijuar, duke i adresuar problemet e krijuara me biznesin, sërish në derën e tatimorëve. Kjo është kritika e dytë e ashpër brenda një kohe të shkurtër, që Malaj i drejton drejtorit të Tatimeve, Petrollari, dhe që kanë të bëjnë me atmosferën e acaruar që ekziston mes tatimorëve dhe biznesit. Shkak për këtë acarim është bërë deklarata e parapagimit të taksës së tatim-fitimit mbi të ardhurat, që u është shpërndarë biznesit para kohe dhe norma e pagimit është caktuar në mënyrë aforfe. Ligji parashikon që deri në datën 31 mars, bizneset duhet të paraqesin pasqyrat financiare dhe bilancet kontabël, të cilat kontrollohen nga ekspertët tatimorë, duke u mbështetur dhe në librin e xhiros. Mbështetur në të ardhurat e realizuara një vit më parë si dhe në mesataren e normës së fitimit të paguar në muajin e fundit, përcaktohet norma e taksës së tatim-fitimit e ndarë sipas muajve. "Shuma përcaktohet për çdo njërin nga muajt janar, shkurt, mars e prill të periudhës vijuese tatimore, shumën e tatimit mbi fitimin për periudhën tatimore të dy viteve më parë, pjesëtuar me 12”, thuhet shprehimisht në ligjin për tatimet. Por, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk e ka respektuar këtë pikë të ligjit, duke caktuar para kohe normën e fitimit dhe taksën që duhet të paguajnë bizneset. Kjo ka bërë që në vend që të ndihet një ulje 2 për qind e taksës, të ketë një rritje të paktën 15 për qind të vlerës në muajin e parë të këtij viti. Pikërisht, ky paracaktim aforfe i taksës është quajtur abuzim, jo vetëm nga bizneset, por dhe nga ministri i Financave, i cili jo vetëm që ka shkarkuar përgjegjësinë mbi tatimorët, por dhe ka nxjerrë një listë të gjatë me urdhra, të cilat duhet të kihen parasysh nga tatimorët që këtej e tutje. Gjithsesi ankesat e biznesit janë përplasur në derën e Malajt, i cili është numri 1 i financave. “Një nga sfidat e reformës institucionale në administratën tatimore, ka qenë dhe mbetet eliminimi i abuzivizmit në vendosjen apriori të detyrimeve të tatimeve dhe taksave nacionale ndaj subjekteve tatim-pagues”, ka deklaruar Malaj. Për këtë qëllim, Malaj ka kërkuar që të vihet menjëherë në zbatim manuali që përcakton qartë vendosjen e detyrimit të tatim-fitimit për biznesin. Nga ana tjetër, Malaj ka kërkuar që tatimorët të rrisin vëmendjen gjatë kontrollit të bilanceve kontabël, për të mos lejuar fshehjen e të ardhurave që sjell më pas një caktim fiktiv të normës së taksës, që duhet të paguajë biznesi çdo muaj.
Urdhrat e Malajt për tatimorët
Të ndalet përvoja negative e caktimit apriori të tatim-fitimit
Të përcaktohet tatim-fitimi, sipas manualit të përgatitur
Të rritet cilësia e verifikimit të bilanceve ekonomike
Të organizohen programe trajnimi për verifikimin e bilanceve
Të organizohen programe trajnimi për përllogaritjen e tatim-fitimit