Kryepiskopi Anastas, bisedime me Papa Benediktin XVI
Sot Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, me ftesë nga Papa Benedikti XVI. Nesër do të bëhet takimi i parë zyrtar historik i Kryepiskopit Anastas me Papën Benedikti XVI.
Ndërsa në datën 9 dhjetor, Kryepiskopit, prof. sr. Anastasit, do t‘i dorëzohet në Napoli titulli "Doktor Honoris Causa" në Teologji, për kontributin e gjatë dhe intensiv shkencor, misionar dhe baritor, nga Universiteti Pontifikal i Italisë Meridionale.
Gjithashtu, Fortlumturia e Tij është ftuar nga Kryekancelari i këtij fakulteti, Arqipeshkvi i Napolit, Kardinal Kreshenzio Sepe, që të mbajë fjalën kryesore Lectio Magistralis të hapjes zyrtare të vitit të ri akademik, në Aula Magna të seksionit "San Tomaso".