Bizneset shqiptare në vështirësi
Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 11:44
Biznesi e ka vlerësuar tremujorin e dytë të vitit që lamë pas si më të vështirin që nga fillimi i vitit të kaluar.
Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë, i cili hartohet mbi bazën e pyetjeve direkte te sipërmarrësit, tregon se bizneset e fushave kryesore të ekonomisë, si industria, ndërtimi dhe shërbimet e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike në pikën më të ulët, duke raportuar rënie të prodhimit dhe kërkesës.
Veç klimës së pafavorshme, biznesi ka listuar në tremujorin e dytë të vitit edhe përkeqësimin e marrëdhënieve me administratën, si shkakun kryesor që ka dëmtuar gjendjen e tij.