Biznesi, 16 bursa për studentët e varfër

04/03/2005 Kërkoi ndihmë bashkia, shteti s’kishte mundësi
DURRËS – Biznesmenët e Durrësit marrin përsipër “të financojnë” bursat për studentët në nevojë të qytetit të tyre. Gjatë një takimi me studentët, familjarët e drejtuesit e pushtetit lokal, biznesmenët kanë ”shpalosur” mbështetjen e tyre.
Iniciativa
Dëshira e një studenti për të vazhduar studimet, për të cilin kishte fituar edhe konkursin, nga njëra anë dhe pamundësia ekonomike e familjes së studentit për të përballuar pagesën, e ka shtyrë studentin me aftësi të kufizuar të trokasë në derën e bashkisë.
Kryetari i Bashkisë, Lefter Koka, pasi ka garantuar studentin, ka nxitur e ka nënshkruar “kontratën” me biznesin, i cili është bërë palë në mbështetjen edhe të studentëve të tjerë në vështirësi ekonomike.
Megjithëse fondi, që do të duhej për të përballuar mbulimin e bursës për kategorinë e studentëve në nevojë, banorë të qytetit të Durrësit, ka qenë shumë i madh, gjithçka ka marrë zgjidhje. Nisma e Bashkisë së Durrësit është mbështetur nga shoqata e ndërtuesve, të cilët bashkërisht kanë dhënë 1 milion e 155 mijë lekë. Kjo shifër është deklaruar nga biznesmeni Romeo Sherko, i cili ka qenë për shtatë vite pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.
Shoqata e ndërtuesve ka zhvilluar dje në bashkinë e Durrësit takim me drejtuesit lokal, familjarë të studentëve dhe vet studentët, duke deklaruar jo vetëm shumën e dhënë, por edhe idetë për stimulimin e studentëve më të mirë.
Shifrat
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka dhënë Bashkisë së Durrësit 1 milion e 225 mijë lekë për trajtimin ekonomik të nxënësve dhe studentëve, shumë kjo që iu shtua edhe me 1 milion e 155 mijë lekë të dhëna nga biznesi.
Këshilli i Bashkisë e ka pasur shumë të vështirë ndarjen e bursave për vitin akademik 2004-2005 dhe kjo për arsye se numri i kërkuesve ka qenë shumë më i madh sesa fondi i dhënë nga ministria. Pamundësia për të shtuar fondet ka shtyrë këshillin e bashkisë së Durrësit të vendosë për trajtim me bursë të plotë dy nxënës të arsimit të mesëm, 5 studentë me bursë të plotë mujore dhe 20 të tjerë me gjysëm burse.
Kjo ndarje, e cila është vlerësuar e drejtë, nuk ka mundur të kënaqë studentët kërkues, pasi kishin gjendje shumë të vështirë ekonomike në familje, ndërsa një pjesë e tyre ishin student që rridhnin nga familje pa prindër. Përballë kësaj situate, e cila rrezikonte ndërprerjen e studimeve, studentët i janë drejtuar bashkisë dhe kjo e fundit shoqatës së ndërtuesve. Pas bisedimeve mes krerëve, dje është deklaruar se fondet shtesë në shumën 1 milion e 155 mijë lekë do të përballohen nga shoqata e ndërtuesve. Në këtë mënyrë, nga 27 bursa, që u dhanë nga buxheti i shtetit, u shtuan edhe 16 të tjerë, të dhënë nga biznesmenët e Durrësit.
1 milion e 225 mijë lekë
fondi nga buxeti i shtetit për bursat
1 milion e 155 mijë lekë
fondi nga biznesi vendas pë bursat
27 studentë
trajtuar me bursë nga bashkia
16 studentë
trajtuar me bursë nga biznesi