Transferohen 50 të dënuar në burgun e Lezhës

04/03/2005 SHKODËR – Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka bërë dje, rreth orës 16:00, transferimin e 50 të dënuarve nga dhomat e paraburgimit të këtij komisariati në drejtim të burgut të sigurisë së lartë të Lezhës. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se brenda këtij numri janë përfshirë jo vetëm tre të dënuarit, që u arratisën nga dhomat e paraburgimit natën e 10 shkurtit, por edhe persona të tjerë, që janë konsideruar si më të rrezikshmit. “Këta janë të transferuarit e parë, pasi po studiohet edhe transferimi i disa të tjerëve” -theksojnë burimet. Transferimi i këtyre të burgosurve u bë pasi u morën masa të rrepta sigurie, duke mobilizuar forcat dhe mjetet e kësaj drejtorie dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Ndër 50 personat e parë të transferuar bëjnë pjesë 20 të dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa 30 të tjerët janë gjykuar nga gjykata e Shkodrës, por kanë qenë në pritje të zbardhjes së vendimeve. Burime nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Rendit për lëvizjen e të dënuarve nga gjykata nga dhomat e paraburgimit të kësaj drejtorie policie. “Do të bëhet e mundur që të transferohen të gjithë të dënuarit, të cilët ndodhen në këto ambiente. Dhomat e paraburgimit të këtij komisariati – kanë thënë dje burime zyrtare të policisë - do të funksionojnë vetëm për ato raste kur të pandehurit nuk kanë marrë masën e sigurisë me vendim gjykate, pra deri sa të plotësohen 72 orët e qëndrimit, duke u bazuar dhe në ligjin për gjendjen e ndalimit”. Ky transferim erdhi edhe si rezultat i protestave të bëra kohët e fundit nga të burgosurit dhe të paraburgosurit në lidhje me kushtet e këqija të qëndrimit në to. Protesta më e fundit e këtyre të paraburgosurve u zhvillua vetëm dy ditë më parë. Në komisariatin e policisë Shkodër ndodhen 14 dhoma të paraburgimit, ku kapaciteti i tyre ishte për 48 persona, por në këto qeli kanë qëndruar plot 106 persona, shifër kjo që është më shumë se dyfishi i kapacitetit normal të tyre Numri maksimal i të dënuarve, që kanë qëndruar brenda këtyre ka qenë deri në 26 persona në një dhomë. Për t’u siguruar se të dënuarit do të mbërrijnë pa probleme në Burgun e Lezhës, dje kanë mbërritur vetë në Shkodër drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Engjëll Hysi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtues Bajram Ibraj si dhe drejtorët e Policive të Shkodrës dhe të Lezhës.
50 të paraburgosur
të transferuar
20 të transferuar
të dënuar me vendim të formës së prerë
30 të transferuar
në pritje të zbardhjes së vendimit
14 dhoma paraburgimi
policia e Shkodrës
48 persona
kapaciteti i dhomave të paraburgimit
106 persona
gjendja e dhomave të paraburgimit
50 të paraburgosur
të transferuar
20 të transferuar
të dënuar me vendim të formës së prerë
30 të transferuar
në pritje të zbardhjes së vendimit
14 dhoma paraburgimi
policia e Shkodrës
48 persona
kapaciteti i dhomave të paraburgimit
106 persona
gjendja e dhomave të paraburgimit