Djali nga Kuçova celebrohet me londinezen

04/03/2005 Kryebashkiku “bekoi” çiftin
BERAT - Në bashkinë e qytetit të Kuçovës është celebruar dje, një lidhje martesore, tepër e veçantë, mes një djali nga ky qytet dhe një vajze londineze, e cila kjishte vendosur të lidhë jetën me djalin nga Shqipëria. Në ceremoninë e zhvilluar dje, ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Artur Kurti, që ka celebruar çiftin.
Djali nga Kuçova, Erion Agalliu, 28 vjeç dhe vajza nga kryeqytetit i Anglisë, Agesha Mistry, 24 vjeçe, është i pari çift me të huaj, i celebruar në bashkinë e këtij qyteti.
Ceremonia është zhvilluar në sallën e mbledhjes së këshillit bashkiak dhe në të morën pjesë të afërm të çiftit.
Erion Agalliu ka qenë emigrant në Angli që 14 vjeç, ku edhe u njoh me Agesha Mistry, me të cilën dje u lidh zyrtarisht në martesë.