PS nis takimet në prefekturë
17/02/2005 Partia Socialiste do të nisë takimet me Shoqërinë Civile në çdo prefekturë të vendit. Burimet kanë bërë të ditur se me propozim të Valentina Leskaj do të nisë funksionimin një projekt për aktivizimin e të gjitha strukturave të socialistëve në rrethe. Gjatë javës së ardhshme, drejtuesit e Partisë Socialiste do të udhëtojnë në prefektura, ku do të organizohen tryeza me tematika të ndryshme. Për këtë lëvizje të fundit të socialistëve është thënë se do të shërbejë për paraqitjen e një strategjie sa më reale të socialistëve në zgjedhjet parlamentare të verës së këtij viti. Nga ana tjetër, në qendër të vëmendjes së socialistëve do të jetë dhe ngritja e Komisioneve Zgjedhore Elektorale, që do të jenë pika kyç në fushatën e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet parlamentare. Në këtë proces, PS do të tentojë që të zbatojë parimin e zgjedhjeve "një anëtar, një votë".