Biznesi Fason: Zerimi i taksës do të ndikojë në rritjen e të punësuarve
Zerimi i taksës së importit nga qeveria për biznesin fason do të ndikojë në rritjen e numrit të të punësuarve në këtë sektor. Sipërmarrësit që punojnë me fason shprehen pozitiv për rritjen e numrit të punësuarve gjatë këtij vitit. Sipas tyre, ulja e taksës së importit, nga 12.5 për qind në zero, do të jetë në avantazh për hapjen e vendeve të reja të punës. Një tjetër avantazh që pritet të vijë është edhe rritja e investimeve në këtë sektor, i cili synon të kthehet në sektor prodhues. Ky sektor numëron aktualisht më shumë se 100 mijë të punësuar. Disa ditë më parë, kreu i qeverisë, Sali Berisha deklaroi në mbledhje qeverie se taksa e importit për bizneset fasone do të hiqet.