CEZ garanton furnizimin me energji për zgjedhje
CEZ Shpërndarje njoftoi dje se këtë muaj të fushatës zgjedhore do të sigurojë furnizim normal të vendit me energji elektrike. “Si furnizuesi i vetëm aktual me energji elektrike, në kuadër të ofrimit të një shërbimi sa më të mirë për klientët e saj, në këtë muaj fushate zgjedhore vendore CEZ dëshiron të garantojë një furnizim të pandërprerë me energji elektrike të të gjitha aktiviteteve të fushatës zgjedhore të të gjitha partive politike që marrin pjesë në këto zgjedhje”, njoftoi CEZ nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Duke patur parasysh rrjetin e amortizuar në zona të ndryshme të vendit, për të garantuar furnizimin me cilësi të këtyre aktiviteteve politike zgjedhore, “CEZ Shpërndarje u kërkon të gjitha partive politike të dërgojnë planin e veprimtarive të tyre, në mënyre që skuadrat e CEZ të jenë në gatishmëri për të mundësuar mosndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të defekteve apo dëmtimeve të mundshme.