E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e akreditimit nga kompania gjermane

SHKRUAN: Jonida Tashi 12-04-2011 14:40

Procesi i vlerësimit të universiteteve publike dhe private do të bëhet sipas modelit gjerman. Bëhet fjalë për kompaninë gjermane “CHE” (Qendra për Zhvillimin e Arsimit të Lartë), e cila ka marrë përsipër të kryejë renditjen e universiteteve shqiptare. Por, megjithëse në këtë proces do të përdoret metoda gjermane, do të ketë edhe disa përshtatje të kritereve të vlerësimit sipas specifikave të universiteteve tona. Për t’i hapur zyrtarisht rrugën e zbatimit në praktikë të këtij procesi, Agjencia e Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë ka publikuar zyrtarisht në faqen e saj të internetit dritaren që të lejon të futesh në kompaninë “CHE”, për të mësuar gjithçka rreth mënyrës së vlerësimit, metodologjinë që do të përdoret etj. Puna e CHE në vendin tonë pritet të mbyllet brenda vitit 2011, kohë në të cilën do të bëhen publike edhe përfundimet e projektit, që Ministrisë së Arsimit i kushton 200 mijë dollarë. Pas informimit të publikut, MASH do të nisë reformën më të rëndësishme për financimin e universiteteve publike dhe private, që parashikohet të bëhet sipas parimit paraja ndjek studentin, dhe që do të aplikohet për herë të parë në vendin tonë. Sipas projektit të kompanisë gjermane, procesi i vlerësimit do të ndahet në katër fusha kryesore: Ekonomi, Shkenca politike, Drejtësi dhe Infermieri. Kjo për arsye se universitetet me profile të ndryshme nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin.

Për shembull, Universiteti Politeknik i Tiranës nuk mund të krahasohet me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dhe në këtë mënyrë gara do të jetë midis fakulteteve që ofrojnë të njëjtat programe studimi. Për këtë, do të përcaktohet një sistem që tregon performancën e universiteteve mbi bazën e disa treguesve, si për shembull: sa të kënaqur janë studentët; baza materiale që ofron fakulteti, si dhe mjaft indikatorë të tjerë që do të merren për bazë. Përsa i përket metodologjisë që do të përdoret, informacionet e dhëna nga CHE janë krijuar duke përdorur të gjitha standardet metodologjike që i dallon nga të tjerët, dhe këto bazohen në katër fusha kryesore. Pika e parë e nisjes do të jenë informacionet, që për kompaninë CHE janë rreptësisht të lidhura me subjektin. Në krahasim me institucionin e arsimit të lartë, këto informacione shkojnë përtej nivelit shkollor, duke ndihmuar ata individë që kanë aftësi më të dobëta ose të forta në lëndë të ndryshme. Fusha e dytë e vlerësimit do të jenë kërkimet shumëdimensionale. Kjo do të thotë se për një subjekt të caktuar, individë të ndryshëm mund të nxjerrin në pah pikat e tyre të forta ose të dobëta, madje edhe brenda një subjekti të veçantë. “Duhet thënë se studentët e vitit të parë janë një grup heterogjen me preferenca të ndryshme gjë që bën që ata të marrin vendime të ndryshme. Si rezultat, një tregues i gabuar mund të bjerë në kundërshtim me nevojat e tyre informative, - thuhet në metodologjinë që do të përdoret. Po kaq të rëndësishme në procesin e vlerësimit do të jenë edhe idetë që krijojnë universitetet në perspektiva të ndryshme. Përveç fakteve në lidhje me departamentet dhe programet e studimit, mendimet e pedagogëve dhe studentëve merren parasysh gjatë formimit të lartë. Po ashtu do të merret në konsideratë edhe një karakteristikë që e diferencon një universitet nga të tjerët, duke bërë që vlerësimet të merren të merren nga ana subjektive dhe objektive e treguesve të dhënë. Në fund të metodologjisë, kompania CHE sqaron se Universiteti CHE dhe kërkimet e CHE-së nuk përcaktojnë një pozicion numerik të lartë, por caktojnë tre grupe, përkatësisht grupi i lartë, i mesëm dhe grupi i fundit. Kjo është bërë me qëllim për të shmangur ndryshime të vogla në treguesin e vlerës nominale, duke u keqinterpretuar si ndryshimet në performancë dhe cilësi.

Kërkimet e CHE-së nuk përcaktojnë një pozicion numerik të lartë, por caktojnë tre grupe, përkatësisht grupi i lartë, i mesëm dhe grupi i fundit. Kjo është bërë me qëllim për të shmangur ndryshime të vogla në treguesin e vlerës nominale, duke u keqinterpretuar si ndryshimet në performancë dhe cilësi.

Indikatorët e matjes së cilësisë

Rezultatet e vlerësimit të brendshëm të universiteteve

Numri i studentëve për çdo departament dhe program studimi

Studentët e rinj që pranohen çdo vit

Raporti mes kuotave të pranimit dhe vendeve të mbetura bosh

Raporti pedagog-student

Numri i të diplomuarve për çdo vit

Numri i të diplomuarve për periudhën normale të studimit

Kohëzgjatja deri në diplomimin e studentëve

Rezultatet e provimeve

Dokumentet e studimit, formati i suplementit të diplomës, përkthimi i suplementit

Orientimi ndërkombëtar i programeve të studimit

Numri i studentëve që pranohen nga jashtë

Partnerët për shkëmbimin e programeve të studimit

Numri i stafit të huaj akademik

Programet e studimit që ofrohen

Orientimi i kërkimit shkencor për programet e studimit

Bibliotekat

Laboratorët

Lehtësirat për përdorimin e internetit

Auditorët, ambientet ku zhvillohet mësimi

Përmasat e universitetit

Raporti mes përmasave të qytetit dhe përqindjes së studentëve

Tarifat e studimit sipas standardeve që ofrohen

Publikimet e kryera nga stafi akademik

Numri i profesorëve me tituj shkencorë (Ph.Ds)

Akomodimi i studenteve

Profili i universitetit

Reputacioni i universitetit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›