E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Mendime të ndryshme për uljen e taksave

Komuniteti i biznesit ndahet në dy kampe, përsa i përket nismës së re të qeverisë në lidhje me uljen e disa taksave. Nga njëra anë, Luan Bregasi, president i Business Albania e vlerëson si pozitive nismën e qeverisë për uljen e këtyre taksave. Sipas tij, kjo iniciativë do të nxisë në rritjen e investimeve nga ana e biznesit. Ai argumenton se, ulja e nivelit të akcizës dhe zbatimi i skemës së rimbursimit automatik të saj, në industrinë e prodhimit të birrës, ul nivelin e korrupsionit dhe burokracive nga administrata shtetërore. Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, e konsideron uljen e akcizës së birrës si diskriminuese duke favorizuar prodhuesit e vegjël.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›