Dhoma amerikane e Tregtisë, 100 vende pune në panair
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shpallur thirrjet për aplikim për 100 vende pune për studentët, të sapodiplomuarit por dhe për punonjësit në karrierë. Janë shumë kompani nga vendi dhe të huaja, të cilat kanë paraqitur rreth 100 vende pune për konkurrim.
Panairi i punës, i çelur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, po zhvillohet për 11 vite rresht dhe performanca e tij cilësohet se ka ndryshuar çdo vit. Në 2010, sipas statistikave nga kjo dhomë, kanë konkurruar 1 200 vetë për mbi 90 vende pune. Drejtoresha e Dhomës Amerikane u shpreh se në vitet e para në panair, më shumë merrnin pjesë kompani të huaja, ndërsa tani janë shtuar shumë dhe kompani shqiptare, të cilat po synojnë që ta përzgjedhin stafin me anë të konkursit dhe jo në bazë njohjesh.