Biznesi: Ulja e interesit, e vonuar
Biznesi e shikon mjaft pozitiv vendimin e Bankës së Shqipërisë për të ulur interesin bazë të lekut në 5.25 për qind, nga 5.75, por shton se reagimi i bankës vjen me shumë vonesë. Të parët që reaguan ishin bizneset industrialiste, të cilët me kohë kishin kërkuar nga BSH-ja uljen e normës bazë të interesit, si mjeti i duhur për të lehtësuar kreditimin në ekonomi. Reagim tjetër ka pasur nga institucioni i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, e cila mbështet vendimin e Bankës Qendrore dhe shpreson për një përmirësim të situatës. Në rang ekspertësh, deklaratat e tyre kanë qenë tërësisht pro uljes, por nuk mungojnë as kritikat sa i takon reagimit të vonuar të BSH-së.
Konfindustria
Konfindustria mbështet në parim vendimin e Bankës Qendrore për uljen e normës bazë të interesit me 0.5 për qind për të kaluar në 5.25 për qind, megjithëse e vlerëson krahasimisht të vonuar në kohë. Biznesi industrialist, kërkon marrjen e veprimeve shoqëruese të nevojshme, me qëllim që të kemi përcjellje të rrjedhojave të vendimit në lehtësimin e prekshëm të kredidhënies për biznesin dhe qytetarët. "Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë, por edhe institucionet shtetërore financiare duhet t‘i kushtojnë rëndësi parësore edhe shmangies të rrjedhojave negative, që mund të vijnë nga vendimi për uljen e normës bazë të interesit", tha dje Gjergj Buxhuku. Dy janë efektet negative që mund të sjellë ulja e normës bazë: zhvlerësimi i lekut dhe portofoli i kredive. Bazuar në të dhënat zyrtare, leku është zhvleftësuar në mbi 13 për qind, kurse sa u takon kredive të këqija, niveli i tyre ka arritur në 16 për qind.
Dhoma e Tregtisë
Për bizneset e Tiranës më shumë rëndësi ka rritja e kreditimi sesa efektet negative që mund të sjellë ulja e normës bazë. Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë "Ulja e normës bazë përbën një stimul të ri për biznesin dhe ekonominë shqiptare për shkak të uljes së kostos së kredisë në lekë". Lehtësimi i politikës monetare është një masë në kahun e duhur, që sipas Dhomës do të lehtësonte qarkullimin e kapitaleve në tregun ndërbankar duke bërë kështu presion pozitiv për çlirimin e kredisë, por edhe uljen e kostos së saj. Nga ana tjetër Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë u bën thirrje aktorëve të tjerë të tregut siç janë bankat që të kenë një reagim të shpejtë ndaj vendimit të Bankës së Shqipërisë, me qëllim uljen e kostos së kredisë për biznesin dhe stimulimin e ekonomisë.