Tafaj: Në 2010-ën, "qesja" e arsimit, me më shumë para
Buxheti i arsimit për vitin e ardhshëm do të jetë i konsiderueshëm më shumë se vitet paraardhëse. Por jo vetëm kaq, buxheti i arsimit këtë vit do të jetë një nga "qeset" me më shumë të ardhura. Këtë e ka garantuar edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili në një takim me ministrat e arsimit për rajonin, ka treguar mbi risitë dhe planet e arsimit.
Ndërkohë që gjatë takimit, Tafaj ka hedhur idenë që universitetet e rajonit, në bazë të akreditimit të kryejnë edhe "procesin" e renditjes së tyre. "Sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë në vendet e Europës Juglindore" ishte tema qendrore e takimit me ministrin e Arsimit të Malit të Zi, Sreten Šhkuletić dhe ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Myqerem Tafaj.
"Buxheti i vitit 2009 për arsimin e lartë është rritur në masën 40% krahasuar me atë të një viti më parë dhe gjatë vitit 2010 do të ketë një rritje të ndjeshme, çka tregon shkallën e lartë prioritare që i ka dhënë qeveria ‘Berisha‘ sektorit të arsimit të lartë", sqaroi Tafaj. Ministrat ranë dakord për krijimin e një rrjeti të "Agjencive të Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit", për vlerësimin e jashtëm të shkollave të larta të rajonit, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e një klasifikimi rajonal të universiteteve dhe diplomave.