Kodra: Punësimi i grave në të gjitha institucionet
Barazia gjinore, përfshirja e grave në sektorë të ndryshëm, duhet të shihet me pozitivitet jo vetëm në politikë, por edhe në institucione të tjera. Këto ishin disa nga çështjet kryesore të diskutuara dje në një takim mes përfaqësues së Ministrisë së Shanseve të Barabarta dhe grupeve të donatorëve.
Ngritja e rrjetit të nëpunësve gjinorë në të gjitha institucionet, rritja e kapaciteteve të tyre, si dhe pajisja me infrastrukturën e nevojshme ishin diskutimet mes zv/ministres Filloreta Kodra dhe pjesëmarrësve në takim.
"Qeveria ka hartuar një paketë të plotë ligjore në këtë fushë, por ky është vetëm hapi i parë, pasi sfida e vërtetë është implementimi i legjislacionit në të gjitha nivelet dhe fushat, me qëllim final arritjen e barazisë gjinore në shoqëri", tha Kodra.
Sipas saj, mbështetja e donatorëve në fazën e implementimit të kësaj pakete ligjore do t‘u vinte në ndihmë strukturave shtetërore. Por në këtë kuadër, specialistët theksuan se nuk mjafton vetëm hartimi i një legjislacioni të mirë dhe bashkëkohor për të arritur rezultate, por nevojitet impenjim maksimal në implementimin e këtij legjislacioni. Duke u ndalur tek objektivat konkrete për eliminimin e diskriminimit gjinor në shoqëri, zv/ministrja Kodra theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar të mbështesë me buxhetin e nevojshëm realizmin e objektivave.