Biznesi: Urgjent në Kuvend Gjykata Administrative
08/05/2009 Komuniteti i biznesmenëve kërkon miratimin e draftit në seancën e 11 majit
Komuniteti i biznesit kërkon njëzëri miratimin e projektit për Gjykatën Administrative në seancën parlamentare të 11 majit. Shqetësimin e tyre, 10 organizatat e bizneseve më të mëdha në vend e shprehën dje për opinionin publik, duke kërkuar që të mos shkaktohen më vonesa në votimin përfundimtar të ligjit për krijimin e Gjykatës Administrative. Është e disata herë që këto organizata këmbëngulin në këtë pikë, pasi shtyrja e mëtejshme e miratimit të kësaj hallke të gjyqësorit nuk është në favor të këtij komuniteti. “Kur kanë mbetur vetëm pak ditë përpara mbylljes përfundimtare të legjislaturës në fuqi, ne i drejtojmë një thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta miratojnë sa më parë projektligjin për Gjykatën Administrative”, - tha përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Genc Boga.
Kërkesa
Që prej fillimit të vitit organizatat e biznesit janë përfshirë në debate për këtë çështje. Ndërsa, kohët e fundit organizatat përfaqësuese të biznesit janë përfshirë në një proces intensiv bisedimesh me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës në mbështetje të miratimit të këtij ligji. “Thirrja jonë për Kuvendin e Shqipërisë është që, në frymën e konsensusit, të miratojnë projektligjin “Për Gjykatën Administrative” në seancën e fundit plenare të datës 11 maj, si një çështje parësore për biznesin shqiptar. Ngritja e Gjykatës Administrative do të mundësojë shqyrtimin në kohë dhe me efektivitet të çështjeve administrative, duke lënë pas afatet e tejzgjatura dhe mungesën e specializimit në trajtimin e tyre, probleme, me të cilat bizneset ndeshen shpesh”, - u shpreh Boga në emër të përfaqësuesve të biznesit. Komuniteti i biznesit ka vlerësuar se projektligji për Gjykatën Administrative, i cili paraqitet aktualisht për miratim përfundimtar në seancë plenare, është një nismë që gëzon përkrahjen e komunitetit të biznesit, të përfaqësuar në një shkallë të gjerë nga shoqatat palë në këtë deklaratë.
Argumentet
Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, është shprehur se ky grupim i industrive kërkon përmirësimin rrënjësor të gjendjes nëpërmjet fillimit sa më të shpejtë të procedurave përgatitore nga Qeveria për krijimin e Gjykatave Administrative të pavarura nga ekzekutivi, sipas shembullit të vendeve të BE-së. “Konfindustria së bashku me grupe të tjera të interesit do të kërkojë rrugët ligjore që “Ligji i Penaliteteve” të mos zbatohet deri në çastin e ndërtimit të Gjykatave Administrative. Përndryshe, në kushtet e mungesës së trupave gjykuese të pavarura dhe të besueshme, krijohet terreni i lindjes së korrupsionit, mungesës së profesionalizimit, selektivitetit aq shumë të dëmshme për biznesin, qytetarët, demokracinë, sistemin e ekonomisë së tregut si edhe vetë qëllimin e luftës kundër informalitetit të nisur nga Qeveria”, - thekson Buxhuku. Kjo Gjykatë ka marrë edhe miratimin e donatorëve të huaj, në mënyrë të veçantë, nga faza e dytë e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë.
Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka theksuar se brenda vitit 2010 do të ngrihet dhe do të funksionojë Gjykata Administrative për trajtimin në mënyrë të përshpejtuar të mosmarrëveshjeve të biznesit. Ndërkaq, ngritja e Gjykatës Administrative është pranuar tashmë si një domosdoshmëri në vendin tonë edhe nga qeveria. Drafti i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë është debatuar gjerë në komisionet e Ekonomisë dhe atë të Ligjeve.