E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet deficiti tregtar me 6.3 përqind

Në muajin Mars të vitit 2009 u eksportuan 7,95 miliardë lekë mallra, me rritje 5.9 përqind në krahasim me muajin Shkurt 2009. Ndërkohë që eksportet krahasuar me muajin mars të vitit 2008 kanë shënuar një ulje prej 13.5 përqind. Importi i mallrave gjatë këtij muaji arriti në vlerën 33,5 miliardë lekë mallra me rritje 0.3 përqind në krahasim me muajin Shkurt 2009 dhe rritje 0.8 përqind në krahasim me muajin Mars  2008. Deficiti tregtar i këtij muaji është 25,5 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.4 përqind   krahasuar me muajin paraardhës. Krahasuar me muajin mars 2008 një vit më parë, deficiti tregtar i këtij muaji pësoi një rritje prej 6.3 përqind. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian  zuri  68.5 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 63.7 përqind dhe importi 28.1 përqind, kurse me Greqinë, eksporti është 16.1 përqind  dhe importi 14.7 përqind. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit Produkte kimike dhe plastike u rrit 82.9 përqind, Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike u rrit 20.4 përqind, Prodhime druri dhe letre  u rrit 17.7 përqind, etj. Ndërsa eksporti i grupit Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi u ul 21.1 përqind. Importi i grupit Lëkurë dhe artikujt prej tyre u rrit 22.7 përqind, Produkte kimike dhe plastike  u rrit 22.3,  Ushqime, pije, duhan u rrit 11.9 përqind, etj. Ndërsa importi i grupit Materiale ndërtimi dhe metale u ul 22.1 përqind

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›