E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klik Ekspo Group shtron sofrën shqiptare “Balkan Modus Nutrienti”



Shoqëria “Klik Ekspo Group” shtroi dje në gjelbërimin e hotel Rogner Europapark sofrën shqiptare të emërtuar “Balkan Modus Nutrienti”. Çelja e këtij ekspo-festivali do të jetë një festë, si për ekspozuesit ashtu dhe për të ftuarit e shumtë. Hyrja është e lirë për çdo vizitor që dëshiron të shijojë verërat e prodhuara nga kantinat shqiptare ose gatimet e kuzhinës shqiptare, por edhe greke, turke, polake, kineze, italiane izraelite etj. Asnjëherë më parë ngjyrat e sofrës shqiptare nuk kanë mbërritur tek ju si në ekspo-festivalin e titulluar “Balkan Modus Nutrienti” që zhvillohet në datat 7-10 maj. Pastiçierët garues në Festivalin Gastronomik që do të zhvillohet i ofrojnë mes atmosferës festive një surprizë të ëmbël të ftuarve. Do të jetë për tu shijuar një tortë me përmasa marramendëse, në një përpjekje për përfshirjen në librin e lakmuar të rekordeve “Guiness”. Si një e veçantë e kësaj sofre shumëngjyrëshe është Festivali i Gastronomisë. Ai vjen si një manifestim në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Gastronomisë. Përgjatë ditëve të ekspozimit, shefat më të mirë të kuzhinës shqiptare, por edhe të ftuar nga Federata Gastronomike e Greqisë, Turqisë, Polonisë, Kinës, Italisë, Izraelit etj., do të vihen në garë për të arritur çmimet që do t’u akordohen në fund të manifestimit. Orare të veçanta do t’i dedikohen dhe nxënësve të Shkollave të Hoteleri&Turizmit. “Prodhuar në Shqipëri” lë pas përhumbjen e tranzicionit të tejzgjatur, për t’u rikthyer me ngulm vitet e fundit në preferencat e konsumatorit vendas. Gara pambarim kundër produkteve të importit nxit fabrikat vendase për më shumë cilësi e sqimë, teknologji të avancuar, investim në imazh, në përpjekje që konsumatori t’i ndjekë hap pas hapi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›