Divorcet, 100 çifte e kërkojnë çdo muaj
08/05/2009 Në katër muajt e parë të këtij viti u regjistruan 682 padi dhe 364 përfunduan në ndarje
Dominon mosha 30 deri në 45 vjeç, probleme pas ndarjes tek fëmijët dhe pronësia
TIRANË- Rreth 100 raste divorci regjistrohen çdo muaj në gjykatën e Tiranës, e cila është më e madhja në vend. Mospërputhje karakteri, tradhtia bashkëshortore, gjendja ekonomike tepër e rënduar, emigrimi e papunësia janë disa nga arsyet, të cilat shënohen në vendimet e gjykatës, pasi merr fund lidhja martesore ndërmjet një çifti. Nga statistikat e nxjerra në gjykatë mësohet se brenda këtij viti ka pasur rritje në regjistrimin e kërkesë-padive të reja për zgjidhje martese. Janë shënuar 682 padi për zgjidhje martese, ku mes tyre ka edhe personalitete të artit e politikës. Kjo shifër i korrespondon vetëm katër mujorit të parë të këtij viti. Një pjesë e mirë e padive janë mbartur nga vitit 2008. Por ndërkohë që 320 padi janë të reja. Pra, janë regjistruar për këtë vit. Numri më i madh i padive për zgjidhje martese vjen nga zonat rurale. Por statistikat tregojnë se rritja e popullsisë së Tiranës nëpërmjet prurjeve nga qytete të tjera dhe fshatra të Shqipërisë e ndryshon këtë shifër. Pavarësisht se nga cili vend vijnë çiftet kur paraqiten në gjykatën e Tiranës identifikohen nga Tirana, pasi japin adresën ku banojnë. Gjykata ka arritur të përfundojë me zgjidhje martese për këtë periudhë 364 padi. Bëhet e ditur se për këtë periudhë katër mujore gjykata nuk ka arritur të pajtojë asnjë çift. Shkak për këtë sipas burimeve është konsumimi i martesës deri në atë pikë sa ajo nuk ka më vlerë për çiftin që kërkon zgjidhjen e martesës. Por është edhe një tjetër faktor. Shumë çifte shkurorëzohen edhe pasi më parë kanë krijuar një ambient të rëndë psikologjik në familje. Ka raste që gjykata jep vendimin për divorc, pasi gruaja më parë kërkon lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Pra, në këtë rast kemi të bëjmë me dhunën fizike dhe psikologjike në familje. Mosha që dominon në këto lloj padie në gjykatë është 30-45 vjeç. Por nuk përjashtohen edhe mosha të rritura. Ndërkohë një numër jo i vogël i përkasin moshës së re 20-25 vjeç. Në gjykatën e Tiranës janë zhvilluar pjesa më e madhe e kërkesë-padive për zgjidhje martese. Pas zgjidhjes së një martese problemi janë fëmijët dhe ndarja e pronësisë. Shpesh në këto raste krijohen konflikte, të cilat përfundojnë në tragjedi. Me dhënien e vendimit për ndarje, gjykata është e detyruar të përcaktojë edhe kujdestarinë e fëmijës. Por pas kësaj bëhet edhe kalimi i pensionit ushqimor në favor të fëmijës. Njëri nga prindërit, zakonisht është i "dënuar", babai duhet të paguaj gjysmën e rrogës mujore për të mbajtur fëmijën deri në moshën 18-vjeçare. Gjykata përcakton edhe kushtet. Fëmija që është nën dhjetë vjeç i lihet në kujdestari të detyruar nënës, ashtu si e përcakton edhe ligji. Por ka edhe përjashtime. Kur nëna nuk është në gjendje ekonomike dhe shëndetësore të kujdeset për fëmijën dhe ky fakt përcaktohet nga psikologu, atëherë kujdestaria i kalon babait.
Emigrimi motiv plotësues për ndarjen
Tradhtia e vështirësia ekonomike
Dy shkaqet madhore të divorcit
TIRANË - Shkaqet që çojnë drejt ndarjes çiftet janë nga më të ndryshmet. Por arsyeja që shënohet rëndom në vendimet e gjykatës është mospërputhje karakteri, tradhtia, gjendja ekonomike dhe dhuna fizike e psikologjike e vazhdueshme. Gjyqtarët janë ata që shpesh ndihen të trishtuar pas dhënies së një vendimi. Në gjykatën e Tiranës është një numër i caktuar gjyqtarësh, të cilët merren me çështjet familjare, kryesisht divorcet. Ajo që lë mbresë tek gjyqtarët janë fëmijët, pika më e dobët e secilit çift. Janë këta që vuajnë më shumë pas ndarjes së prindërve. Pas divorcit vjen edhe pjesa më e vështirë. Edhe pse gjykata përcakton dhënien e një pensioni ushqimor për fëmijët prindërit nuk e zbatojnë vendimin. Babai është ai që detyrohet nga gjykata në të shumtën e rasteve, (të paktën sipas përvojës disavjeçare të gjykatave) të paguaj një rrogë mujore për fëmijën, pasi është ndarë nga bashkëshortja. Por shpesh pensioni ushqimor nuk zbatohet edhe pse në lojë futet zyra e përmbarimit.
Statistika divorci
682 padi për zgjidhje martese në 4 muaj
320 prej tyre janë të reja
226 nga këto janë pranuar
138 padi për zgjidhje martese janë pushuar
364 prej padive janë përfunduar
318 padi janë pa përfunduar
0 padi e zgjidhur në seancën e pajtimit