E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi austriak do tatohet vetëm një herë

• Ministri i Financave së bashku me ambasadorin austriak në Tiranë kanë nënshkruar dje një marrëveshje, sipas të cilës bizneset austriake që kanë veprimtari si në vendin e tyre edhe në Shqipëri, do tatohen vetëm një herë.Kështu, kjo marrëveshje i jep të drejtën për tatimin e të ardhurave të caktuara vetëm njërit shtet, apo duke e ndarë këtë të drejtë midis të dy shteteve, por pa e rënduar subjektin me tatim të dyfishtë. Duke patur aktivitet në të dy shtetet, apo duke qenë rezident i njërit shtet që siguron të ardhura në shtetin tjetër, individi apo personi juridik mund të rëndohet duke u tatuar për të njëjtën të ardhur dy herë, apo mund të krijojë premisa për shmangie të tatimit ose për evazion fiskal. Gjithashtu marrëveshja ka dispozita në bazë të të cilave shtetet shkëmbejnë informacione dhe bashkëpunojnë për parandalimin e evazionit fiskal nga subjektet që kanë aktivitet në të dy vendet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›