E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi rus: Gazsjellësi blu mund të kalojë në Shqipëri

• Shqipëria mund të përfitojë nga projekti rus për të qenë pjesë e një gazsjellësi.“Rusia po shikon dy projekte për ndërtimin e gazsjellësve nëpër Ballkan, sikurse është ai që quhet “gazsjellësi i Jugut”, si dhe i linjës që e quajmë “gazsjellësi blu”, i cili është më afër gjeografikisht me Shqipërinë”, është shprehur dje drejtori i Agjencisë Federale për Rregullim Teknik dhe Shkencor të Rusisë, Grigori Elkin. Sipas tij, po shqyrtohen të dy variantet dhe po studiohen mundësinë e kalimit të gazsjellësit nëpër Shqipëri. “Ekspertë të ‘Gasprom’-it kanë vizituar vendin tuaj, por ende nuk ka një vendim”, tha Elkin. Nëse rusët do të zgjidhnin Shqipërinë për projektin e tyre, atëherë ky do ishte një lajm mjaft i mirë, pasi qeveria është e interesuar për kalimin e gazsjellësve në territorin tonë për të kaluar më tej në Itali. Po dje, drejtuesit e grupit ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik Shqipëri-Rusi, kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh. Në fushën e energjetikës, marrëveshja përcakton se “të dy grupet ranë dakord për krijimin e një nëngrupi të përbashkët pune për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe kompanisë ruse të gazit ‘Gazprom’, në kuadër të grupit të punës për zgjerimin e eksportit të gazit rus nga Rusia në Turqi”. Qëllimi i këtij nëngrupi lidhet me interesimin që kanë të dy palët për zgjerimin e tregut të gazit edhe në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›