E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i Duhanit, 39 gjoba në Tiranë

• Aksioni i djeshëm i Inspektoratit Sanitar Shtetëror dhe Policisë Bashkiake ka gjobitur 39 subjekte private.Në baret e restorantet ku janë ushtruar kontrollet për ligjin Antiduhan, janë gjetur qytetarë duke tymosur. Këto penalizime e çojnë në 57 numrin e gjobave për muajin dhjetor. Gjobat vijnë në një kohë që ligji mund të quhet me plot gojën i dështuar, pasi nuk zbatohet nga askush. Dy ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje të gjitha subjekteve të penalizuara për moszbatimin e ligjit të Duhanit, që të shlyejnë sa më parë detyrimet, pasi po aplikohet gjoba me kamat–vonesë. Ky dikaster, në kuadër të masave për zbatimin e këtij ligji, ka vendosur mospërsëritjen e lejes higjieno-sanitare për subjektet që nuk do t’i paguajnë gjobat deri në fund të këtij muaji. Aktualisht janë mbi 75 subjekte që kanë shkelur ligjin Antiduhan dhe nuk i kanë shlyer ende detyrimet, të cilat me vënien në funksion të kamat-vonesës, gjobat e tyre kanë arritur deri në 80 mijë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›