Greqi, ndahet nga e dashura digjet me benzinë shqiptari
• Ndahet nga e dashura, djeg veten shqiptari në Greqi.Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Statheika të prefekturës Argos. Mësohet se viktima është mbyllur në makinën e vet dhe pasi është lyer me benzinë, i ka vënë zjarrin vetes. Flakët kanë pushtuar atë dhe automjetin menjëherë, ndërkohë një automjet i zjarrfikësve që po kalonte rastësisht në zonë ka ndërhyrë duke shuar flakët dhe më pas kanë nxjerrë shqiptarin nga makina. Menjëherë i dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital, ku mjekët pohojnë, se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë dhe se ai kishte pësuar djegie në shumë pjesë të trupit. Mjekët i kanë klasifikuar dëmtimet që ka pësuar, si djegie të shkallës së tretë, si pasojë e të cilave rrezikon të humbë jetën, megjithëse po merr mjekime intensive. Shkaku Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë, se shkaku që kishte çuar shqiptarin drejt aktit ekstrem ndaj vetvetes ishte fakti, që e dashura e tij kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me të. Pasi ishte bindur se nuk mund të vazhdonte lidhjen me të dashurën e vet, shqiptari, 37 vjeç, ende i paidentifikuar, në mënyrë demonstrative para syve të shumë dëshmitarëve ka hyrë në mjetin tij, që ndodhej e parkuar në njërën nga rrugët e fshatit dhe është lagur me benzinë nëpërmjet një shisheje. Pa kaluar pak çaste ai ka ndezur një shkrepëse dhe brenda pak momentesh, makina është përfshirë nga flakët që janë përhapur me shpejtësi. Njerëzit e shumtë që ndodheshin ato momente i kanë telefonuar policisë dhe zjarrfikësve, ku këta të fundit kanë ndërhyrë menjëherë, pasi një automjet i tyre ndodhej duke kaluar rastësisht në atë zonë.Zjarri Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me të shpejtë, duke neutralizuar flakët dhe brenda pak sekondash kanë nxjerrë shqiptarin nga mjeti që vazhdonte të digjej. Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e Argosit, ku i është nënshtruar ndërhyrjeve intensive mjekësore. Mësohet se ai ka mbërritur në spital në gjendje kome, ndërsa dëshmitarët e vendngjarjes pohojnë, se ai ka deklaruar para se të kryente aktin final, se shkak për këtë ishte humbja e lidhjes me të dashurën e tij. Sipas tyre, ai këtë e kishte deklaruar pak çaste para se të ndizte shkrepësen fatale. Pa u lënë aspak kohë për të ndërhyrë dëshmitarëve të shumtë, mes të cilëve mjaft shqiptarë, ai ka ndezur shkrepësen dhe gjithçka është përfshirë nga flakët. f.m.