E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sheva fiton “Topin e Artë”

14/12/2004  Tashmë gjithçka është zyrtare: Andri Shevçenko është fituesi i Topit të Artë 2004. Ukrainasi ka mposhtur me 36 pikë më shumë, portugezin Deko dhe me 42 pikë brazilianin Ronaldinjo. Xhianluixhi Bufon është në vendin e 17 dhe është i pari nga dy italianët që ishin në klasifikim. Tjetri është Paolo Maldini, në vendin e 28-të. “Ky Top i Artë është për njerzit e mi në Ukrainë, ka thënë Shevçenko, të cilëve besoj që do t’i bëhet shumë qejfi”. Është shuar çdo fjalë që kishte dalë më përpara nga Ançeloti dhe nga Sheva. Dje, më në fund, gjithçka është bërë zyrtare. Sheva i ka mundur që të dy kundërshtaërt, të cilët konsideroheshin si më të rrezikshmit për garën e trofeut, portugezin Deko dhe brazilianin Ronaldinjo, të cilët janë klasifikuar respektivisht i dyti e i treti dhe më shumë distanc nga milanisti. “Ky Top i Artë është për njerzit e mi në ukrain, ku besoj që do t’i bëhet shumë qejfi në këtë moment të veçant”: kështu ka thënë Shevçenko përpar se tui niste për në Paris, ku ka dashur tia dedikoj popullit të tij trofeun e marrë. Sheva ka hypur në një avion privat, i cili është nisur nga Milano në orën 15-të. Atë e ka shoqëruar drejtori administrativ i kuqezinjve, Adriano Galiani, drejtori i përgjithshëm Ariedo Braida, drejtori organizativ Umberto Xhardini, Leonardo dhe Rezo Kokonelidze, ku ky fundit është njeriu, që i ka qëndruar më afër nga të gjithë kur ka ardhur në Itali. Ndrësa gruaja e tij Kristen ka qëndruar më birin e tij Xhordan. Kush e pyeste që e ndjente veten numërin një, Andri ju përgjigj me modesti: “Ndjej që kam bërë shumë, por nuk mendoj që jam më i miri. Janë të tjerët që gjykojnë, unë vetëm bëja atë që kisha mundësi. Në orën 19-të, në studiot e stacionit televiziv Canal Plus, i është dhënë trofeu presigjioz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›