Ishkreu i OKB-së: Shqipëria shembull për reformat
Shqipëria konsiderohet si një shembull i suksesshëm i vendeve që nëpërmjet reformave po përparojnë drejt zhvillimit. Këtë e bëri dje të qartë ish-presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, z. Sergjan Kerim, gjatë takimit që zhvilloi dje me Kryeministrin Sali Berisha. Z. Kerim vlerësoi zhvillimet pozitive të viteve të fundit në Shqipëri, si dhe arritjet e reformave në sektorë të rëndësishëm për vendin. Z. Kerim u shpreh se tashmë Shqipëria konsiderohet si një shembull i suksesshëm i vendeve që nëpërmjet reformave po përparojnë drejt zhvillimit. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se dy projektet madhore për shqiptarët mbeten integrimi në NATO dhe BE, projekte për të cilat po punohet intensivisht deri në implementimin e plotë të tyre. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha bëri një paraqitje të ecurisë së reformave më të rëndësishme që po zhvillon qeveria në këtë drejtim, duke theksuar se vendimtare në progresin e reformave mbeten lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar, korrupsionit, informalitetit etj. Kryeministri u ndal në mënyrë të veçantë tek masat e ndërmarra nga qeveria për përmirësimin në vazhdimësi të klimës ndaj biznesit, duke theksuar se tashmë Shqipëria ofron të gjitha kushtet optimale për realizmin me sukses të investimeve të huaja.
Duke u ndalur në reformën zgjedhore, Kryeministri Berisha theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të realizuar vitin që vjen zgjedhjet më të mira në vend, në përmbushje të plotë të të gjitha standardeve evropiane.
Duke u ndalur në reformën zgjedhore, Kryeministri Berisha theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të realizuar vitin që vjen zgjedhjet më të mira në vend, në përmbushje të plotë të të gjitha standardeve evropiane.