Biznesi i huaj: “Zgjidhni çështjen e pronës dhe të regjistrimit të tyre ”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Përfaqësuesit e biznesit të huaj dhe sistemit bankar në Shqipëri i kanë tërhequr edhe një herë vëmendjen Qeverisë dhe kryeministrit Berisha, për problemin e regjistrimit të pronës, saktësimin e tapive si dhe sistemin e përmbarimit. Në takimin e tretë të Tryezës së Rrumbullakët të Biznesit me Qeverinë, organizuar nga forumi “The Economist” ku kanë marrë pjesë përfaqësues të bankave të huaja dhe biznesit vendas dhe të huaj në vend. Konferenca që organizohet për të tretin vit radhazi në Shqipëri nga "The Economist", do të trajtojë temën "Për investime të frytshme". Shqipëria nuk është e prekur nga kriza financiare globale, por do të vuajë pasojat në rast të ngadalësimit të rritjes ekonomike të vendeve fqinje, deklaroi Berisha dhe se këto efekte në ekonominë tonë do të jenë të pashmangshme. Investitorët e huaj kanë kërkuar informacion lidhur me procesin e regjistrimit të pronave një problem që, sipas tyre, pengon aktivitetin privat. Kryeministri deklaroi se reforma për regjistrimin e tokës është një nga çështjet më komplekse dhe aktualisht po bëhet verifikimi i çdo regjistrimi. Pyetjes nga drejtuesi i Forumit, Riçard Eames, drejtuar Kryeministrit se çfarë ka bërë dhe po bën Qeveria për sektorin e bujqësisë, Berisha i është përgjigjur duke thënë: “Kemi bërë përpjekje për vreshtarinë dhe prodhimin e ullinjve, por kjo është modeste. Qeveria është në nevojë shumë të madhe për të parë mënyrën e gjetjes së një sistemi kreditimi për fermerët shqiptarë. Potencialet në bujqësi janë jashtëzakonisht të mëdha, kemi qenë një vend me vreshtari tradicionale, ka ardhur koha që ta zhvillojmë këtë fushë. Presim çdo lloj ndihme që mund të na japë sektori privat për zgjidhujen e problemit të bujqësisë. Kompanive të ndryshme private do t u japim me koncesion toka bujqësore, me qëllim që të investojnë në këtë fushë. Së shpejti qeveria do të nxjerrë ligjin “Për shitjen e tokës bujqësore”, me qëllim investimin në sektorin bujqësor”, - tha Kreu i Qeverisë. Për sa i përket çështjes së pronave dhe regjistrimit të tokës, çështjen e zyrës së Përmbarimit, si dhe çështjen e Kodit të Procedurave Civile, përfaqsuesi i biznesit të huaj në Shqipëri, Oliver Vhittle, i ka kërkuar Kryeministrit të qartësojë qëndrimin e qeverisë për këto çështje si dhe çfarë do të bëhet në të ardhmen për përmirësimin e këtij kuadri. Berisha i është përgjigjur se “ndryshimet dhe sugjerimet e Shoqatës së Bankierëve u morën seriozisht parasysh. Ka ndryshime për çështjen e Zyrës së Përmbarimit, të cilat do të miratohen në Parlament. Për sa i përket kthimit të tokës dhe regjistrimit, po zhvillojmë një reformë. Kjo është një çështje shumë e komplikuar. Së pari, po verifikojmë çdo lloj tapie në vend, dhe po kryejmë legalizimin, gjithashtu dhe po kompensojmë pronarët dhe po u kthejmë atyre pronën. Ju siguroj se kjo është një temë me vërtet për t u zgjidhur, por më duhet të them që nuk kemi bërë përpjekje për të përmirësuar procedurën e regjistrimit të pronave dhe pronës në tërësi. Për sa i përket dixhitalizimit të regjistrimit të pasurive dhe pronës, kemi nevojën e bankave për të bërë sa më transparent dhe të frytshëm këtë proces. Por për ta bërë një gjë të tillë, na duhet ta fiksojmë këtë në axhendat tona si një objektiv madhor, dhe një gjë e tillë është edhe në interesin e tyre më të mirë”.
“Qeveria është në nevojë shumë të madhe për të parë mënyrën e gjetjes së një sistemi kreditimi për fermerët shqiptarë”.
“Së shpejti qeveria do të nxjerrë ligjin “Për shitjen e tokës bujqësore”, me qëllim investimin në sektorin bujqësor”
“Për sa i përket dixhitalizimit të regjistrimit të pasurive dhe pronës kemi nevojën e bankave për të bërë sa më transparent dhe të frytshëm këtë proces”
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008