Si të aplikoni për Viza Studentore në SHBA
Autori i Lajmit: red.
Në qoftë se shkoni në SHBA për turizëm, por dëshironi që të ndiqni një kurs studimi më pak se 18 orë në javë, mund ta bëni këtë duke marrë një vizë vizitori që mund ta merrni në konsullatën përkatëse të SHBA. Në qoftë se kursi i studimit është më shumë se 18 orë në javë, juve do t ju duhet një vizë studenti. Duhet të keni parasysh që qershori, korriku dhe gushti janë muajt më të zënë në zyrën konsullore, për sa u përket intervistave për viza. Studentët duhet të planifikojnë të bëjnë kërkesën shumë kohë përpara se të aplikojnë për një intervistë vize.
Aplikmi
Studentët janë të inkurajuar të aplikojnë për vizat e tyre shumë kohë përpara procesimit të aplikimit të tyre për vizë. Zyrtarit konsullor do t i duhet të ketë qartësi maksimale bazuar nga lloji i kursit të mësimit dhe të kombësisë së studentit. Kjo mund të marrë shumë kohë. Për më shumë informacion për aplikantët që mund të kenë kërkesa speciale shtesë është në dispozicion faqja e internetit http://travel.state.gov/visa/temp/info/info_1300.html. - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze. Studentët duhet të mbajnë shënim që konsullatat janë në gjendje të lëshojnë vizën e studentit në 120 ditë a më pak, më përpara datës së regjistrimit të kursit të studimit. Në qoftë se ju aplikoni për vizën 120 ditë përpara datës së fillimit apo të regjistrimit, ashtu si është shkruar edhe në Formularin I-20, konsullata do të mbajë aplikimin tuaj derisa të jetë në gjendje të lëshojë vizën. Zyrtarët konsullorë do ta përdorin këtë kohë për të kontrolluar më mirë aplikimin për ndonjë dokument shtesë që mund të kërkohet. (Kjo gjë aplikohet vetëm për studentët që hyjnë në SHBA për herë të parë me këtë lloj vize.)
Rregullorja
Sipas rregullores së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, kërkohet që të gjithë studentët fillestarë, të hyjnë në SHBA jo më shumë se 30 ditë përpara datës së fillimit të kursit të studimit që ndodhet në Formularin I-20. Kjo datë duhet marrë në konsideratë kur planifikohet udhëtimi për në SHBA. Një student që kërkon të hyjë në SHBA më herët (më shumë se 30 ditë përpara datës së fillimit të kursit të studimit), duhet të kualifikohet dhe të marrë një vizë vizitori. Një shënim i veçantë do të shkruhet në vizën e studentit dhe mbajtësi i vizës duhet t ia bëjë të qartë inspektorit të emigracionit në hyrje të SHBA qëllimin për të studiuar.
Formulari
Përpara se të fillojë studimet, ai ose ajo duhet të marrin një ndryshim klasifikimi, duke plotësuar Formularin I-506, Aplikim për ndryshim të Statusit të Joemigrimit, gjithashtu t i paraqesë Formularin I-20, Zyrës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare ku aplikacioni është bërë. Duhet të jeni në dijeni që duhet bërë një pagesë prej 140.00 dollarësh për këtë proces, dhe që personi nuk mund të nisë studimet derisa ndryshimi i klasifikimit të miratohet.
Kontaktet në internet
Të gjithë aplikantët që aplikojnë për viza studentore janë të lutur të përdorin Formularin Elektronik të Aplikimit për Vizë (EVAF) në faqen e Internetit: http://evisaforms.state.gov - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze. Gjithashtu, për më shumë informacione për sa u përket mundësive për të studiuar në SHBA ju mund të vizitoni faqet e Internetit të krijuar nga Departamenti i Shtetit: Edukimi në SHBA http://educationusa.state.gov ose faqen http://exchanges.state.gov - informacionet në këto faqe janë në gjuhën angleze.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008