Bursa për fëmijët e policëve të vrarë në detyrë
Autori i Lajmit: red.
Në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës u zhvillua ceremonia e dhënies së tri bursave të studimit në këtë universitet për tre fëmijë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Këto bursa u dhanë për Akil Shaqir Hoxhën, Jonuz Hajrulla Tollja dhe Dorina Shaqir Dedej. Ceremonia u organizua nën kujdesin e zonjës Liri Berisha dhe stafit drejtues të Universitetit Evropian të Tiranës. Në aktivitet ishin të pranishëm dhe zv.ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Zonja Liri Berisha, Gent Strazimiri dhe Ahmet Prençi u dorëzuan tre fëmijëve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye të detyrës, tri bursa studimi për ciklin e parë universitar, dy nga të cilat në Fakultetin Juridik dhe një bursë studimi në fakultetin Ekonomik. Ardian Civici, rektor pranë Universitetit Evropian të Tiranës, theksoi se dhënia e këtyre bursave përbën një moment të veçantë për këtë universitet, pasi këto bursa jepen për 2 djem dhe një vajzë, prindërit e të cilëve kanë dhënë jetën për garantimin e sigurisë së qytetarëve të këtij vendi. “Ata kanë pasur një ëndërr për fëmijët e tyre dhe ne, duke ndier dhe një përgjegjësi morale, kemi kënaqësinë për të nderuar këto familje dhe fëmijët e tyre, duke çuar përpara ëndrrën e baballarëve të tyre, që këta fëmijë të jenë qytetarë të denjë të shoqërisë sonë”, - theksoi Civici. Zonja Liri Berisha falënderoi Universitetin Evropian të Tiranës për iniciativën e ndërmarrë për të ndihmuar këtë kategori fëmijësh. Po ashtu, zonja Berisha përgëzoi për masivitetin e solidaritetin që gjeti kjo iniciativë edhe në universitetet e tjera, duke u kthyer kështu në një traditë. “Këta tre studentë do të kenë mundësinë të studiojnë në një universitet me kushte bashkëkohore dhe do të ndihen krenarë për brezin e pedagogëve që u kanë dhënë mësim atyre dhe shpreh bindjen se ky vlerësim do të shpërblehet me rezultate në mësime nga të tre këta studentë”, - vuri në dukje në fjalën e saj zonja Liri Berisha. Në emër të Ministrisë së Brendshme, zv.ministri Gent Strazimiri, falënderoi zonjën Berisha për iniciativën e ndërmarrë. “Duke qenë në detyrën e zv.ministrit të Brendshëm, gjatë kontakteve me punonjësit e policisë kam pasur mundësinë të konstatoj që slogani “Jetën mbrojmë me jetë”, nuk është një slogan, por një premtim që ata e realizojnë çdo minutë”, - theksoi zv.ministri i Brendshëm. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, gjatë fjalës së tij, në emër të Policisë së Shtetit dhe të familjeve të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, falënderoi zonjën Berisha për iniciativën e ndërmarrë, si dhe stafin e Universitetit Evropian të Tiranës për kujdesin që tregojnë ndaj fëmijëve të punonjësve të policisë të rënë në detyrë. Ky është viti i dytë radhazi që Universiteti Evropian i Tiranës ofron bursa studimi për fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008