Biznesi i kërkon qeverisë ndihmë, Berisha: “Nuk jemi në krizë”
Rritet numri i të papunëve, 11 mijë punonjës dalin në rrugë. Kryeministri vetëm premton ulje taksash për 4 vitet e ardhshme
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike është shtrirë tashmë në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit dhe produkt i saj janë numri i lartë i të papunëve që çdo ditë po dalin në rrugë si pasojë e falimentimit të kompanive. Nga një raport i fundit studimor mbi tregun e punës në vend i realizuar nga Shoqata e Prodhuesve të Veshjeve, të njohur ndryshe si bizneset e fasonit, de se deri tani kanë mbetur të papunë vetëm në këtë sektor mbi 11 mijë punonjës të kualifikuar. Ky sektor i cili vetëm pak muaj më parë numëronte si të punësuar në ndërmarrjet e veshjeve në të gjithë vendin mbi 100 mijë punonjës, aktualisht ka “hedhur në rrugë” mbi 1/10 e tyre. Kjo ka ardhur direkt prej falimentimit dhe mbylljes së ndërmarrjeve dhe robaqepsive që punonin me mall porositës dhe që janë goditur prej krizës ekonomike globale. Të dhënat e këtij studimi janë bërë dje publike nga kryetari i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, Edmond Rusmali, i cili i ka bërë publike këto shifra gjatë një takimi të kompanive të biznesit “VIP” në vend me kryeministrin Berisha. Sipas Rusmalit, kompanitë e biznesit të madh dhe sidomos ato të Fasonit në vend, kanë dhënë me kohë sinjalin “SOS” për krizën ekonomike që i ka mbërthyer. Duke kërkuar ndihmë nga qeveria si dhe shpjegime për këtë situatë nga ministri i Ekonomisë dhe Zëvendësministri i Financave, të pranishëm në aktivitet, përfaqësuesi i Fasonit shqiptar, Rusmali, ka marrë vetëm ngritje supesh. Përfaqësuesit e qeverisë kanë parapëlqyer që t’i referohen shifrave të publikuara kohët e fundit nga INSTAT-i mbi indeksin e punësimit. Por sipas përfaqësuesve të biznesit, “shifrat e INSTAT-it nuk janë të besueshme dhe për më tepër ato u referohen tre muajve më parë, kohë kur akoma shumë kompani biznesi nuk kishin mbylur përfundimisht aktivitetet e tyre”. Ndërkohë ekspertët e ekonomisë kanë përmendur edhe faktin se në indeksin më të fundit të punësimit, të cilin INSTAT-i e ka paraqitur me rritje, janë regjistruar edhe të vetëpunësuarit në sektorin e bujqësisë të cilët kanë nisur punimin e tokës para fillimit të sezonit bujqësor.
Kriza
Subjektet e biznesit të madh janë sektori i ekonomisë cili është prekur më tepër nga kriza ekonomike që ka goditur vendin. Këtë shqetësim një pjese kompanive dhe sektorëve kryesor si fasonistët, ndërtuesit dhe sektori bankar, ia kanë shprehur edhe kryeministrit të vendit Sali Berisha, gjatë një takimi që kanë pasur me të dje, në kuadër të fushatës elektorale. Por në një kohë që një pjesë e subjekteve kanë shprehur shqetësimin për kapjen nga kriza dhe rrezikun nga falimentimi, duke kërkuar marrjen e masave konkrete nga qeveria, shumë përfaqësues të tjerë të këtij komuniteti të madh kanë pranuar të heshtin përball deklaratave dhe premtimeve të kryeministrit Berisha. Sot numri i ndërmarrjeve që janë mbyllur, ose që janë në prag të mbylljes, apo dhe i atyre që kanë reduktuar në maksimum numrin e punëtorëve dhe që iu mungon likuiditeti për vazhdimin normal të punës, po rritet dita ditës. Numri i punëtorëve të shkurtuar, i atyre që punojnë me ndërprerje për shkak të mungesës së porosive dhe i atyre që janë dërguar në shtëpi, në pritje të lidhjes së kontratave të reja, shënon mbi 11 mijë. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, e ndërgjegjshme se situata ishte për t’u vlerësuar, i është drejtuar më shumë se njëherë qeverisë shqiptare të merrte masa në mbështetje të biznesit fasonist, me qëllim tejkalimin e pasojave të krizës për një periudhë të caktuar. Por deri tani asnjë masë lehtësuese nuk është marrë, pavarësisht premtimeve të qeveritarëve. Sipas fasonistëve, likuiditeti i munguar është si pasojë e krizës në vendet kontraktore si Italia, Greqia, Gjermania etj, kompanitë e të cilave kanë krijuar probleme të mungesës së likuiditetit për kompanitë shqiptare për këtë periudhë krize. Por qeveria Shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë masë në mbështetje të kësaj gjendje të rëndë të krijuar, duke deklaruar se shifrat e saj nuk tregonin për krizën e sektorit fasonist.
Premtimet
Kryeministri Sali Berisha në takimin me përfaqësuesit e biznesit vendas në kuadër të fushatës elektorale, u tha sipërmarrësve se me qeverisjen e tij do të marrin fund të gjithë situatat antiligjore siç është rasti i mungesave të planeve rregulluese të qyteteve dhe premtoi miratim të ligjit të gjykatës administrative. Kryeministri nuk ka nguruar t’u kërkojë votën për një mandat të dytë biznesmenëve, duke premtuar klimë të përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit privat. “Unë ju garantoj se ne do të vazhdojmë me uljen e taksave. Ky është zotimi im! Për sa kohë ju të votoni këtë forcë politike, kjo forcë politike do të mbetet forcë e qëllimit të taksave më të ulëta në Europë, forcë e qëllimit barra burokratike më e lehtë në Europë”- tha Berisha. Ai ka deklaruar gjithashtu se, gjatë mandatit të dytë do të zbatohet një regjim preferencial fiskal për sektorë të caktuar, si energjetika, arsimi dhe shëndetësia, me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja në këto fusha. “Do të ketë lëvizje preferenciale të sistemit fiskal. Katër vitet që shkuan, ne nuk bëmë lëvizje preferenciale, selektive dhe bëmë mirë, sepse i ulëm ato për të gjithë. Tani disa sektorë e kanë më të domosdoshëm. Parqet industriale detyrimisht do të jenë zona të sistemit të veçantë. Investimet në shëndetësi, investimet në arsim do të jenë të çliruara nga një seri taksash. Sikundër do bëjmë çdo përpjekje për partneritetin publik privat, që gjer tani në fushën e investimeve kryeson me epërsi të jashtëzakonshme në fushën e energjisë, në fushën e turizmit deri diku, akoma nuk ka marrë shpejtësinë e plotë në fusha të tjera”- theksoi kryeministri Berisha. Kryetari i PD-së deklaroi gjithashtu se, gjatë 4 viteve të ardhshme Shqipëria do të shndërrohet në vendin e konkurrencës së lirë ku të gjitha bizneseve do tu garantohen rregulla të ndershme në treg.
10 Qershor 2009