Biznesi i vogël, miratohet ligji
Komisioni i Ekonomisë miratoi dje disa ndryshime në ligjin "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", duke u nisur nga situata ku ndodhet aktualisht sipërmarrja private, konkretisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Skema aktuale rrit koston për biznesin e vogël, kështu që u mendua që të mbajnë bilance të thjeshta për aktivitetin e tyre. Sipas ndryshimeve, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk do t‘i zbatojnë standardet kombëtare të kontabilitetit.