Politikanët që pastrojnë para
Aktiviteti i pastrimit të parave ka përfshirë edhe figura publike që merren me politikë. Deklarata e fortë vjen pas mbledhjes të zhvilluar dje nga Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave (DPPP), në kuadër të përfundimit të Raportit Vjetor 2008. Kreu i drejtorisë, Arben Doçi, konfirmoi hetimet që po kryhen ndaj disa rasteve ku janë të përfshirë politikanë. "Shqipëria është ekonomi informale dhe kjo e bën atë mjaft të rrezikuar. Janë me qindra mijëra eurot, dollarët, lekët që janë bllokuar", u shpreh Doçi. Në 2008, janë raportuar 152 raste të dyshimta për pastrim parash, nga të cilat kanë rezultuar me elementë të mjaftueshëm dyshimi 60 për qind e tyre. Pas analizimit financiar janë dërguar pranë organeve ligjore 29 prej tyre, kurse 63 raste të tjera janë ende në proces analizimi. Gjatë aktivitetit për vitin 2008, DPPP-ja ka ngritur dyshimet për disa individë që merren me politikë, të cilët aktualisht janë ende nën vëzhgim. Emrat nuk bëhen të ditura, por mësohet se për tre politikanë provat janë bërë më të forta. Ndërkaq në vazhdën e dyshimeve për pastrim parash, DPPP ka raportuar për një transaksion me qëllim financimin e terrorizmit.
Raportimet
Më shumë se gjysma e raportimeve janë transferta të një pjese dërrmuese individësh në drejtim të një përfituesi kryesisht me Turqinë, Kinën dhe Gjermaninë. Për këtë fenomen që orienton drejt evazionit fiskal, disa raste janë referuar pranë drejtorive të Doganave dhe Tatimeve. Me futjen në zbatim të ligjit të ri "Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit", vitin e kaluar, u shtuan rastet e raportimit për dyshime të pastrimit të parave, kryesisht nga noterët. Ligji i ri solli futjen për herë të parë të detyrimit për raportimin e transaksioneve CASH, mbi pragun e 1.5 milionë lekëve, duke e përafruar me legjislacionin evropian, reduktimin e përdorimit të transaksioneve me para në dorë, si dhe përfshirjen bashkë me masat parandaluese për pastrimin e parave edhe i atyre të financimit të terrorizmit. Duke shtuar edhe detyrimin nga ulja e pragut të raportimit të transaksioneve nga 20 milionë lekë në 6 milionë lekë, puna për DPPP-në u bë edhe më komplekse.
Inspektimet
Noterët, ekspertët kontabël dhe shoqëritë e tregtimit të makinave kanë zënë pjesën kryesore, respektivisht me 34 për qind, 10 për qind dhe 9.4 për qind të totalit të inspektimeve. Janë dhënë 35 gjoba nga 12 në vitin 2007. Shuma totale e gjobave të dhëna për vitin 2008 është 23690000 lekë, ose gati gjashtë herë më shumë se një vit më parë. Gjoba maksimale është 10 milionë lekë dhe ajo mesatare është 720000 lekë. Nga 22 ankime të bëra pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, 15 janë fituar nga DPPP-ja.
Në vitin 2008, janë nxjerrë pesë urdhra bllokimi (apo vonim transaksioni), katër nga të cilat për dyshime për pastrim parash dhe një për dyshim për financim terrorizmi. Janë bllokuar 45 llogari bankare në shumat 504.934 euro, 486.046 dollarë dhe 952.032 lekë.