E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi me TVSH, nuk lejohet cregjistrimi

Te gjithe ato biznese qe jane regjistruar ne QKR me xhiro vjetore 5 milione leke dhe qe paguajne TVSH, nuk mund te cregjistrohen me. Me reformen e TVSH ne biznesin e vogel, Ministria e Financave ka marre masa shtrenguese, sipas te cilave nuk lejohet cregjistrimi i bizneseve nese jane regjistruar me pare. Gjate muajit dhjetor Parlamenti miratoi ligjin, sipas te cilit bizneset me nje xhiro vjetore mbi 5 milione leke paguanin TVSH, nderkohe qe masa e xhiros mbi te cilen duhej te paguhej tatimi ne fjale, ishte 8 milione leke ne vit. Ne kushtet aktuale nje biznes qe nuk realizonte masen e xhiros per perfshirjen ne TVSH mund te cregjistrohej, por me ndryshimet ligjore kjo nuk mund te ndodhe me. Me hyrjen ne fuqi te ligjit per TVSH me 1 janar ne Qendren Kombetare te Regjistrimi te bizneseve, eshte vene re tendenca per cregjistrim e bizneseve me qellim shmangien ndaj tatimit. Kjo ka qene edhe shtysa qe e ka cuar Ministrine e Financave te propozoje masen ligjore, e cila i ka kaluar per miratim te metejshem Parlamentit. Ne dhjetor te vitit qe shkoi qeveria nepermjet nje projektligji te derguar ne Kuvend synoi te permiresoje procedurat tatimore ne sherbim te reduktimit te evazionit fiskal. Sipas projektit qe ka kaluar me debate brenda deputeteve te mazhorances ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise, tatimoret mund t'i bllokojne pajisjet kompjuterike te bizneseve me te gjitha te dhenat fiskale per nje muaj, nese dyshojne se, ka fshehur xhiron. Se bashku me kete nisme, qeveria ka derguar per miratim ne kuvend edhe disa masa te tjera shtrenguese, per bizneset qe nuk pajisen me kasat fiskale dhe nuk leshojne fatura tatimore. Sipas draftit, bizneset qe nuk kane instaluar kasat dhe qe nuk leshojne fatura tatimore, gjobiten automatikisht 100 mije leke. Nese edhe pas dhjete ditesh, tatimet konstatojne se i njejti biznes serish nuk e ka kasen dhe nuk leshon kupon, gjoba per heren e dyte behet 500 mije leke dhe ne rast perseritjeje, atehere tatimet bllokojne aktivitetin per 6 muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›