E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi me foshnjat, ministria e Punës: Masa ekstreme deri në heqjen e atësisë

Nga Blerina
Ahmetaj

Tiranë, 19 janar
NOA - Fenomeni i lypjes së foshnjave në rrugët e Tiranës ka vënë në lëvizje
institucionet qendrore.

Ministria e Punës
i ka kërkuar ndihmë forcave të rendit të ndërhyjnë për largimin e tyre nga
rruga dhe të identifikojnë autorët që qëndrojnë prapa këtij fenomeni.

Në një intervistë,
zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra, thotë se nëse nga ana e policisë vërtetohet
se këta fëmijë shfrytëzohen nga prindërit e tyre, duhen marrë masa ekstreme
deri në heqjen e atësisë.

Zonja zv/ministre,
prej shumë ditësh, po vihen re foshnja më pak se 1 vjeç që shfrytëzohen për të
lypur në shumë kryqëzime kryesore të Tiranës. Çfarë roli duhet të luajë
institucioni juaj për reduktimin e këtij fenomeni?

Ndërhyrja e parë duhet
të jetë nga policia. I takon forcave të rendit të ndërhyjnë për të identifikuar
autorët e krimit, pasi ky është vërtet një krim që u bëhet këtyre fëmijëve.

Por legjislacioni
ynë parashikon dhe masa të rënda penaliteti nëse vetë prindërit shfrytëzojnë të
miturit. I takon shërbimeve tona sociale të merren me rastet e evidentuara e më
pas të padisin në gjykatë personat e akuzuar për shfrytëzim. Sipas ligjit,
gjykata vendos deri në heqjen e së drejtës prindërore.

Por, nga ana tjetër,
ky komunitet ka probleme të mëdha sociale. Ju si dikaster direkt përgjegjës, çduhet
të bëni?

Do të ishte me
vend të themi se vërtet ky komunitet vuan prej kohësh probleme të thella
sociale, por smund të thuhet se spo punohet nga ana e shtetit.

Në strategjinë rome
e cilësuar Dekada rome, kemi planifikuar një bashkërendim të projekteve
sociale, për arsimimin, punësimin dhe 
ndihmën ekonomike.

Këta fëmijë duhet
të shihen në kompleks, pasi problemet e tyre janë të ndryshme, ata skanë bukë,
skanë veshmbathje, nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë libra, pra janë shumë
probleme ku duhet të fokusohemi. Natyrisht kjo kërkon dhe bashkëpunimin me
pushtetin vendor.

Problem mbetet
dhe mosrregjistrimi i komunitetit rom. Për këtë arsye shumë prej tyre nuk përfitojnë
shërbimet sociale, ndihmën ekonomike e cila është prioritare për ti nxjerrë
ata sadopak nga varfëria ekstreme ku janë sot. Ndaj unë i bëj thirrje
komunitetit rom të regjistrohet sa më parë.

b.a/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›