Kryeministri: Qeveria do ti zhdëmtojë të gjitha dëmet e krijuara në zonat e përmbytura

Tiranë, 20 janar, NOA Qeveria shumë shpejt
do ti zhdëmtojë të gjitha dëmet e krijuara në zonat e përmbytura javët e
fundit.
Një premtim të tillë, kryeministri Berisha e
ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, në të cilën ka deklaruar gjithashtu
se për të realizuar këtë proces sa më mirë, sipas tij duhet që të regjistrohet
në mënyrë të saktë e gjithë harta e përmbytjeve.
Do të bëhet një listim i saktë i kafshëve,
banesave dhe dëmeve, pastaj të hartohet plani i dëmshpërblimeve, tha lidhur me
një fakt të tillë gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha.
Sipas tij, ministritë e linjës do të bëjnë një
rialokim të fondeve nga buxheti i parashikuar në këto zona.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Berisha
falënderoi të gjithë banorët e zonave të përmbytura dhe ata që bënë të mundur që
kjo katastrofë ekologjike të mos ishte një katastrofë njerëzore.
Fakti që nuk patëm asnjë viktimë nga kjo
katastrofë, përbën një meritë shumë të madhe dëshmon një efiçencë shumë të
madhe të operacionit të shpëtimit, tha në fund Berisha.
n.e/NOA