Presidenti Topi ngushëllon familjen Pano për vdekjen e futbollistit, Panajot Pano

Tiranë, 19 janar NOA - Presidenti i
Republikës, Bamir Topi i shprehu ngushëllimet më të ndjera familjes Pano për
ndarjen nga jeta të futbollistit të shquar të Klubit Sportiv Partizani dhe
ekipit kombëtar shqiptar, Panajot Pano, i cili është dekoruar nga Kreu i
shtetit edhe me Urdhrin Nderi i Kombit.
Dëshiroj tju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste dhimbjeje të thellë për
humbjen e njeriut tuaj të pazëvendësueshëm, Panajotit tonë të shtrenjtë, duke
ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta thuhej në mesazhin e ngushëllimit
të presidentit Topi.
Sportisti i rrallë, korifeu i futbollit shqiptar, që me lojën e mahnitshme,
shpirtin e tij luftarak dhe sidomos me golat e paharruar do mbetet ngaherë i
gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe
sportdashësve, do të vazhdojë ngaherë të admirohet jo vetëm nga ata që e njohën
personalisht dhe patën fatin të luajnë me të apo kundër tij, por ai do të
vazhdojë të kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar.
Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e parakohshme të Nderit të Kombit, të
këtij njeriu me vlera të rralla njerëzore dhe qytetare, jam i bindur se të
gjithë sportdashësit shqiptarë dhe të huaj to ti jenë përjetësisht mirënjohës
Panajot Panos për shpirtin sportiv dhe artin futbollistik që tregoi në fushën e
blertë si dhe për frymëzimin e sa e sa brezave futbollistësh të rinj me jetën
dhe lojën e tij të pashembullt. theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut
të shtetit Shqiptar.
k.k/NOA