E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, MB: Banorët po kthehen në banesat e tyre, situata është përmirësuar

Tiranë, 19 janar
NOA Ministria e Brendshme ka lëshuar sot në mesditë një deklaratë me anë të së
cilës njofton se situata në rrethinat e Shkodrës është përmirësuar dhe banorët
kanë filluar të kthehen në banesat e tyre.

Situata në zonat
e prekura nga përmbytja në zonën e Shkodrës është në përmirësim të vazhdueshëm
dhe të përditshëm.

Sipërfaqja e tokës
së përmbytur në bazë të raportimeve të kryetarëve të njësive vendore dhe
Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë sot llogaritet në 5234 ha.

Në disa zona ku
uji është larguar banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ndërkohë kanë mbetur
ende në evakuim 1795 persona. 593 shtëpi janë ende të përmbytura, ndërsa 450 të
tjera janë të rrethuara nga uji.

Të gjitha akset
rrugore drejt komunave dhe fshatrave të prekura nga përmbytja janë të kalueshme
nga të gjitha llojet e automjeteve. Përjashtim bën aksi rrugor drejt fshatit
Obot në Komunën Ana e Malit si dhe aksi rrugor drejt Velipojës tek Ura e Gjo
Lulit, e cila kalohet vetëm me mjete të rënda thuhej në deklaratën e ministrisë
së Brendshme.

Gjithashtu mësohet
se ka nisur dhe procesi mësimor dhe po vijon normalisht në të gjitha shkollat në
zonat e prekura nga përmbytja.

Në të gjithë zonën
e prekur nga përmbytja nuk ka rritje të sëmundshmërisë.

Shërbimi shëndetësor
ofrohet në të gjitha qendrat shëndetësore.

Ndërkohë po
kryhet monitorim intensiv i situatës nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë dhe
nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik. Posaçërisht për ujin e pijshëm
janë 22 pika të kontrollit të cilësisë. Vijon gjithashtu edhe dezinfektimi i
sistemit të ujësjellës kanalizimeve.

Në bazë të
detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile sot
vijojnë operacionet për shpërndarjen e ndihmave, kujdesin ndaj banorëve të
evakuuar dhe puna për përforcimin e argjinaturave.

Konkretisht gjatë
ditës së sotme në të gjithë komunat po dërgohen pako me ndihma dhe mallra të
ndryshme ushqimore, ujë të pijshëm dhe koncentrat e bar të thatë për bagëtitë.

Shpërndarje e
ndihmave realizohet sipas kërkesave dhe nevojave të paraqitura nga kryetarët e
njësive vendore.

Strukturat e
Forcave të Armatosura, Bordit të Kullimit dhe Komunës Dajç, vazhdojnë punimet
për riparimin dhe mbushjen me thasë rëre të argjinaturës së Dajçit, në pikat e
Samrishtit, Darragjatit, Shirqit.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›